Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | TRIMAVE të Prekazit

TRIMAVE të Prekazit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Tahir Meha, deshmor i At'Dheut

TRIMAVE të  Prekazit

                             Nga Mehmet Musa, Gjermani


Ne mes t'Prekazit mbi do shkrepa
djem sokola u rriten n'djepa
kure eshte fjala pere liri
skursejne veten as rob as femi

E keshtu ishe Tahiri i vogel
bash si lisi qe rritet n'Shkoder
ky sternip i Ahmet Delise
i kalli flake cetniket Serbise

Dite e mait hajmedet
nau rrethue Prekazi krejt
eshte rrethue me tanke e topa
pere kete rast degjoj tere bota
me tanke e topa e kan rrethue
rob e femi me i tmerue

Lum Prekazi e lum Drenica
qe u ringjall Azem Galica
u ringjall Ahmet Delia
qe shum friken u pat serbia

Nje shqiptar nje faqezi
veshe polic me shum kreni
u betu ne bese te ti
nuk e le brenda pa hy

Nuk e la pa hy perbrenda
babe e djale me i lidhe ne pranga
babe e djale ketu me i pru
vetem gradat tem rriten mu

Cka  Prekazi qe po dridhet
Tahir Meha i gjalle nuk lidhet
ne kulle t'Prekazit kushe eshte brenda
babe e djale me nga 7 zemra

Pushka e trimave rrept kersiti
keti  tradhtarit ne balle ja ngjiti
ra ne toke ai pa pike shpirti
pak pa bae shpirti me i dale
i ka fole nja dy tri fjale
pa ndegjoni ju brezi i ri
mos punoni kurre per Serbi
mos u bani vegel e huje
se si dhimbesi me kerkuje

Lufte e rrept paska fillu
20 ore per pa pushu
20 ore lufta pau ndale
shkojshin plumbat si fara n'are

Luftuan trimat bene gajret
i kan vra njezetetete
luftoj baba me te birin 
bash si Muja me Halilin


Lavdi trimave te Drenices
i kallen flake cetnikt Serbise
marshoj populli me kunore
ua ka vue emerin deshmore!!!

      -Prishtinë me 28 nentor 1981-

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1