Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Peizazh

Peizazh

Font size: Decrease font Enlarge font
image Viron Kona

       Viron Kona

 

Peizazh

 

Grindemi si drerët,

në lëndinë me bar,

“brirët” i përplasim, 

bam e bum përballë.

 

Se kam fajin unë,

e ke fajin ti...,

sa do zgjas sherri,

askush nuk e di!

 

Kalojnë disa orë,

atmosfera zbutet,

sedra dhe inatet,

nisin e lëkunden.

 

Në natën e gjatë,

arsyetojmë më qetë,

se kush e kish fajin,

kush kishte të drejtë.

 

Ja  vjen dita e re,

ngrihemi ngadalë,

unë  dredh cigaren,

ajo xhezven në zjarr.

 

Me bisht të syrit,

shohim njëri-tjetrin,

kush do thyej akullin,

t`nisim muhabetin.

 

-Kërkoj falje grua,

mbrëmë pa mend fola, 

grindesha me veten,

ndaj dhe e teprova.

 

-Ashtu si dhe ti,

u nguta dhe unë,

ndonjëherë “gjellës,

i hedh kripë më shumë”.

 

Në qiell del dielli, 

i shpërndan retë,

biseda e shtruar,

rrjedh qetë-qetë...

***

Jeta nuk shkon vaj,

siç na i do ënda 

edhe trëndafili,1)

mes fletëve ka gjemba.

 

1).Trëndafili, përdoret në poezi si simbol i dashurisë.

 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 16/04/2018 17:27:40
avatar
Faleminderit MENDIE NDRITURI YNE-
Viron Kona
Me kete poezi, asaj i ke vene VULEN.
Me te lumte mendia,komanuar penen,
Qe kry unitetit ven;"te paren e zemres..

Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1