Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | BORXH I MADH NË SHPIRT

BORXH I MADH NË SHPIRT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhavit Gasa

BORXH I MADH NË SHPIRT

Më duket sikur kam lënë diçka mangët,
më peshon si një borxh i madh në shpirt,
nëse s'shkruaj shpesh për fshatin vargje,
delet e urta,gjelat që na zgjojnë në agim.

Të shkruaj si im vëlla zbuste kuajt e sertë,
delet shëronim nga helmi gjarprit në gjak,
pemët krasitnim  baçes hiqnim çdo ferrë,
me hirrë t'thartuar qumshtin bënim djathë.

Si kam rendur brinajve për luleshtrydhe,
kërpudha djegse mblidhja pas shiut verës,
vrapoja fushave të blerta pas qingjave,
shkruaja vargje maleve që puthnin qiellin.

Sot bredh  parqeve kudo nëpër botë,
freskia e luleve pranveron brënda meje,
aromë fshati mbajnë rrobat në garderobë, 
muzën poetike shkëlqejnë  pikat e vesës.

@Xhavit Gasa

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1