Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Shpirti im

Shpirti im

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpirti im

Nga Fatmir Terziu

 

I ndjeshëm,

              stinë e pashkulur në kalendar,

i mjaltuar,

              dhé prodhimtar, shinik i mbarë,

me bukuri të rallë,

              qëndisur në çdo hartë. 

 

Sa shumë zgjime zbardh në lotin tim,

nga dhimbja dhe drita:

malli yt, 

dhe vendlindja. 

 

Mëmë-dhé

Nga Fatmir Terziu

 

Dhe tani që më duhet një gur?!

Të humba? Më thuaj,

me tymin e një cigareje të shuar,

s’mund të gjuaj

atë qoshe shpirti të lodhur,

të hutuar,

ku miliona vjet janë dorëzuar,

fytyrën e mërzitur nga hallet,

për t’a gjunjëzuar. 

 

Dhe tani që më duhet një këngë e moçme?!

U ngjira? Më këndo,

me gjuhën tënde të mjaltuar,

do desha të jetoja dhe pleqërinë,

çdo çast thinjëzimi duke dëgjuar,

një ninullë pa fund,

çdo mall,

kujtim që s’vdes,

çdo varg,

nuk e di a do doja të dëgjoja, 

përshpirtjen tënde të malluar kaq larg. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1