Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Mitro Dhimërtika

Mitro Dhimërtika

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kiço Papa

Dhivër

 

Kam krahasuar dhe gurët e tu

me gjithë gurët që kam parë:

megjithëse dihet, guri njëlloj është gur,

më të mirë m’u dukën të tutë prapëseprapë.

 

Gjithshka tënden e kam krahasuar

sa herë e kam ndeshur gjetkë,

më e mirë m’u duk e jotja, por edhe vetë s’e kam kuptuar;

të kam mbajtur me hatër, apo ashtu qe vërtetë.

1988

 

Bukuria

 

Ditën e parë në Ksamil u hutova,

të dytën u mahnita,

që po lija një pjesë nga vetja këtu

ditën e tretë e kuptova, 

kur po ikja.

1988

 

Mitro Dhimërtika

 

Kush e mallkoi ashtu pranverën sivjet,

kush e helmoi prillin, 

kush pështyu në tokë

dhe bari e lulet befas u thanë

si në gojëdhanë?

 

Mitro,

i foli Mitroja vetes, dil e shiko detin

mos kanë ardhur bajlozët

dhe të kërkojnë nderin e motrës.

 

O, vërtet, kanë ardhur bajlozët

të veshur në hekur

dhe në tym të zi.

 

Mitro dhimërtika,

përsërit gojëdhënën,

po e deshe motrën dhe nënën.

 

Skuqi bregu i detit, lule gjaku mbinë. 

1988

 

Këto poezi nuk janë thjesht vetëm krijime që pasuan jetën dhe vitet e poetit Kiço Papa, nuk janë thjesht vetëm ëndërr dhe vizion. Jo. Aty, brenda tyre është sublimja, estetja, është arkitektura skeletore e jetës së tij, që vizatohet me shumë djerse dhe deti. Ajo që në atë vargëzim duket qartë se paraqet themelet për një të ardhme të ndryshimit, një urë në të gjithë ecurinë, ku poeti vrau frikën e tij për të ndjerë dhe jetuar vetveten, frikën e asaj kohe të mugët, atë që kurrë nuk ka qenë më parë jetë në jetën e tij të lirë. (F. Terziu)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1