Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | JASHTË GRAVITETIT

JASHTË GRAVITETIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

JASHTË GRAVITETIT

 

Si këputet psherëtimi nga thellësi e gjoksit

E në fund të zërit bie,

Këputet ylli  nga largësitë e ftohta

Në funde vështrimesh lë hije… 

 

Siç këputet një fjalë e pamenduar

Një fjalë që mund të ngrinte male dëshirash,

Këputen gjethet në erë të sprovuara

Dhe bien në shtrethe kalbësirash…

 

Diçka e pallogaritur del gjithnjë

Në këtë këputje sindromike,

Dhe në mbarim fillimi vë

Starte mendimesh në fikje…

KRISTAL

Lotët e tradhtive kristalit i marrin  emrin

Ato mund të kishin emrin e llumit,

Prandaj tradhtitë nuk dalin tepër

Dhe vigjilencën tonë përgjumin…

 

Duke u fshehur përherë në kristal,

Siç fshihet një oaz në moçal,

Ose një moçal fshihet nën bimësi,

Rrënjët kur zbulohen mbeteten të llurbëta

Në tradhti…

GRACKË

Të uritura,të nemitura,të urta,jo tinzare,

Tinzare ,traumatike,të egra,barbare,grackat…

Jashtë pazaresh,brenda tyre,zhivë e mbivendosur pasqyre,

Gjithnjë grackat.

Dhe rrobat e tyre varin në çengelë pabesie

Maskat….

PËRDERISA

Drejt mineralit të fjalës dashuri 

Mendja vrapon.

Fshehur në zgafella ndjenjash e në to rri

Një tym që verbon.

 

Sonda e durimit zhbiron, dhe është e kotë

Të shkojë tek damari i tij i fshehtë,

Përderisa dashurisë  ia turbullon pamjen në lotë

Një koketë…

SHKËMB

Në motet e fëmijërisë kujtesën prej guri

Të shkëmbit të bardhë

E shtyja për më vonë.

Vëreja mbi të një tufë bar

Dhe zogun që ulej qëllimisht aty

E me këngë barin ngazëllon.

Fëmijëria ,siç fshihet çdo gjë me dhimbje,

Ka lënë një rreze në rrudhat e ballit të tij,

S`vjen më zogu as një re në rendje,

Për fshirjet tregohet indiferent me kryeneçësi…

RËNDOMTËSI…

E rëndomtë jeta jonë

Aq shumë nën peshën e mosbesimit struket,

Sa edhe ndonjë trill a ndonjë besim që nuk lëngon,

Kalon rastësisht dhe për indiferencën tonë lutet…

METATEZË

Trupin nga turpin  në ndërrim të një germe

Herë herë i bashkon korigjimi,

Sa herë harrohet një dridhje zemre,

Që trondit ca shkallë mendimi…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1