Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | PO VJEN BEHARI

PO VJEN BEHARI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

PO VJEN BEHARI

 Nga Luan Çipi 

Dimri po ikën, e mundi behari,

Pemët për rreth lulëzojnë,

Bora po shkrihet, iku acari,

Bilbilat e turtujt, cicërojnë.

 

Në qoshk të pullazit, dy dallëndyshe,

 Te foleja e vjetër, prej nga ikën po vijnë,

Lejlekët e moçëm, s’më ngjajnë ndryshe,

Sërish majë lisi, erdhën të rijnë.

 

Ata, si dikur, me sqep përshëndetën,

Dhe unë, tunda dorën plot dashuri,

Shtegtuan, u kthyen e këtu më gjetën,

I shikoj i malluar, me shumë kërshëri.

 

 Skenat ripërtëritëse i sodis ndër vite,

Natyra, herë nxin e zbardh e herë jeshilon,

Zogjtë përvit shtegtojnë në të tjera vise,

Dhe jeta vrap ikën e rrallë të gëzon!

Tiranë, 15.04.2018

Comments (1 posted):

Guri Naimit D. on 15/04/2018 15:59:37
avatar
Te lexova Luan, kete mes Pranvere
Fjalet e tua sjlelle deri beharre,
Ia mora eren PRANVERES Vlonjate
U riperterita,nga tejoqeani ardhe.
Faleminderit PENE Bilbil-FLORI
Realitetin jetuar sjelle.
Mbrodhesi me kolege e kolege
Sa-KryePENES(per mua)-VRONJARI-

Pershendetie.

Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1