Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | "FJALA LINDI FJALËN"

"FJALA LINDI FJALËN"

Font size: Decrease font Enlarge font
image Donart Rexhbogaj

"PËR TY POEZI"

Më fashiten mendimet kur të shkruaj
Vetën e shoh tek sokaku i të marrëve
Dhe gishtat me puthiten,
Zverdhen nga turpi i nurit tënd

Se nuk të ushqen dot mallëngjimi im
As dhimbja as loti as emocioni
Finesa jote rri pezull ne ajër
E gatuhet nga dërrasat e varrit

Ti jeton në shtigjet që të fisnikërojnë
Qielli të quan mbretëreshë
E në tokë s'rron dot
se të thurim epitete..

Te rrallët në këtë botê 
Te nxorrën nga nëntoka vetëm filizat tua
E ata janë të vdekurit e gjallë
Që sollën mendimin si të jetojmë

Kaq shumë të shkruajmë
Sa pak të këndojmë

Sot, të plagosim dita dites
E kujtojmë se je ngjallë
ndër ne
Përjetësisht...



"NJI QARQAF"

Murët e dhomës
t'ftohun
Plot lagështinë
Perdet u kanë zanë frymën,
Qirijt po digjën kot
Ftohin e ngrohin ajrin e zhuritun
Nji fije flake
Herë ndizet
Herë shuhet..

Murët e dhomës me lagështinë

Ndihet frymë e nuk shihet trup
Erë nuk vie e shihet myshk

Qiriu herë shuhet herë digjet

Dera mbyllun rri gjithnji
Tavanet pikojnë natën
Thahen ditën

Gjithmonë
Nji qarqaf mbi tavolinë
Herë i bardhë herë i zi
Herë palue herë shpalue
Pluhuni kurrë s'i kishte ra'


"FJALA LINDI FJALËN"

Ngjyra t'ngatërrueme
t'pshtjelluna marrëzisht,
pushtuan me harmoni
nji za' t'vjedhun
t'frikësuem nga heshtja!

Melodi e çartun
e shortueme rastësisht,
puthitej me ajrin
skaj gjuhës së verbueme.

Nji za'
qi s'bante za
ngujuem prapa grilave,
i zanë rob
prej pështymës me fluska,
leçitej rreth gojës
egërsisht..

Sytha tingujsh 
t'dehun nga gjaku
frymuan ngadalë
nën hijen e buzëve të çara..

Matanë gufonte deti
duhi prej s'vërteti
çau valën
qi kishte në zemër..

Varrosi boshëllëkun e mbushun,
busulla u kthye n'pikën e vet
gërrye ka fytin shumë herë
Se
Fjala lindi fjalën!


"ZHURMË E NËNTOKËS"

Shpërtheu shkëndijë 
Mbi vetullat e vrame
Përleshen gishtat e zverdhun,
Që po i mbajnë mëni
Tymit të mjegulluem në harresë.
Lavde kishin qejf, po për shêjtni!
Vjeshtës së trishtë
Ja hodhën edhe këtë herë
Si Dhelpna-Korbit,
E çnderuan me hirin e drujve të djegun
Që s’ia falën dot
At’ gjethin e flakëruem në arë.
Shiu tashi, gërmonte fatin e humbun
Mbi  dheun e thinjur
Hileqar..
Fijet e barit janë harlisë
Udhë me plagë kanë zotnue.
Tokës me sehir
Ja zhveshën kostumin e kohësisë
Qysh se
Puthjen e banë mëkat për vete,
E kohës ja mveshën
Rrobat e tokës
Që pluhuni i kishte kaplu
Shekujve të robnum,
Kërcelitje e gishtave
Zhurmë e Nëntokës!

"MELODI E PLAGOSUR"

Sillej vërdallë melodi e plagosur
prej plumbave të kohës,
Këngën e vranë
kur shpirti priste me padurim festivale.

Melodia ende zhbironte në veshët pa dyll..

Breza e breza kujtojnë këngën e vrarë
por melodia u mbeti ne vesh,
Refreni përsëritej si tik takët e orës
Në kohën që kishte harruar të rrjedhë..

"VIJNË KARVANET"

Vijnë karvanet tuj ushtue
Kanë tha prockë, kanë tha moçal
Shkojnë at'llarët gjith' tuj lue
Dhe patko'jt u morën flakë

Vijnë karvanet tuj vringëllue
Pa emën kohën e pagëzuen
Akrepat orës desh ja thyen
Stina stinën desh gjakuen

Vijnë karvanet tuj këndue
Vals i plumbave seç buçet
Shtegtojnë gjethet n'kurriz t'korbave
Dridhet dushku pranë trungut t'vet

Vijnë karvanet tuj vajtue
Tri daulle i kanë shurdhue
Shikjojnë qiellin ish vranue
Shikjojnë tokën ish tërbue

Agut hyllin ja kanë plague,
Nji Duvak mbajnë t'fshehun n'gji
Njomë prej lotsh e i shkarravitun
Kmishën qull u kishte ba

Rrugën ma nuk po e dijnë
Po pushojshin n'atë ranzë mali,
Bashkë me muzgun presin haberin
Mos ndashta rrugën u dëfton

Kish pas nis m'i kot gjumi
Harrue n'gji kishin pas
At' Duvakun t'lagun n'lot
Me lanë vjerrun n'dritë t'hanës

Muzgu erdh si përherë
Nuk pau gjurmë, nuk ndiu za'
Pashkelë mali si gjithnji:
Po,
Agu aty ma kurrë s'praroi..

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1