Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | DESHMI AKUZE

DESHMI AKUZE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Julia Gjika

Julia Gjika


DESHMI AKUZE


(Kushtuar zonjës Elena Gjika Merlika dhe shoqeve të saj,

që kaluan jetën në kampet e dëbimit Tepelenë, Grabian, Savër, etj)


Shi, bie shi i dëndur.

I dëndur, 

shpesh herë dhe me erë.

Vajza dhe nuse

ngarkuar me dru të rënda,

përthyhen si purteka.

- ”Na jep fuqi o Zot, të mos thyhemi!”

Lutej Elena duke çapitur nëpër rrëpira.

Psherëtimat i bashkohen ajrit që dridhet.

Mbi shpinat e tyre të buta

lëkunden vandakët

e mbirënduar nga lagështia.

Me zjarrin e tyre do të ngrohen te kampi, 

jo ato, por xhelatët. 

Shi, bie shi i dendur në Tepelenë

Rrëshqet me djersën dhe lotët, rinia,

që humbi rrëpirave.

Aty brenda telave me gjëmba,

arritën ato si zogj dimri.

Pleq, plaka dhe fëmij'

presin brenda gazermave

t'i ngrohin me zjarr shpirti.

Në qiellin e mbyllur 

u gdhëndën emrat e të dënuarve,

akuzë për kohën,

për të gjitha kohët.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1