Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | MOTIVE NGA TIRANA

MOTIVE NGA TIRANA

Font size: Decrease font Enlarge font
image BEDRI ALIMEHMETI

BEDRI ALIMEHMETI

MOTIVE NGA TIRANA
 
MREKULLIM VETETITES
 
Si të mos i kem zili këto rreze dielli,
Që përkedhelin ëmbël kurmin tënd
Këtë mrekullim vetëtitës kurbash
Përsosmërinë e linjave që më çmënd.
 
Shndrit e freskët dhe e tejdukshme
Statujë e gjallë je ti hyjneshë
Keqas edhe Zoti do të më ndëshkonte
Po të mos dashuroja ty perëndeshë.
 
INAT
(Gruas)
 
Je kaq e bukur, o Zot!
Sa unë çdo ditë,
Prej pamjes tënde
Mbetem pa frymë,
Mrekullohem.
Dhe më vjen inat me veten,
Që të të them sa e bukur je,
Rrallë shumë rrallë kujtohem.
 
 
IMAZH
 
Këtë mëngjez në bar "Petrela",
Teksa rufisja kafen me ëndje,
Pas xhamit një vajzë me kaçurela.
Imazhin tënd më zgjoj në mëndje.
 
Lehtas aureolë e flokëve të tua,
Supeve të brishtë të dallgëzon,
Mëndafsh e tëra të jetë thua,
Apo ujvarë, që rrjedh e s'pushon?
 
LETRA MBI TAVOLINE
 
Letrën që po shkruaj e gjeta mbi tavolinë,
Para meje këtu kishin zënë vend tri gra.
Të këndshme, e rezatonin mirë bukurinë
Edhe pse mbi supe kishin vite, goxha.
 
Petale lulesh shumëngjyrshe u gurgullonte
Buzëve të ravijëzuara e qeshura e bukur.
Kur dolën, njëra ngulmas po më vështronte,
Ku i kam ndesh këta sy të gjelbërt, hë pra kur?
 
Mos vallë në xhiron e dikurshme të Tiranës?
Apo gjatë një vere të largët buzë detit në plazh.
Nuk e di, kot vras mëndjen si i thonë fjalës,
Ndaj në letrën e tyre këto vargje shkruar lash.
 
 
TINGUJ DASHURIJE
 
Si gjithnjë pinim kafe sot paradite.
Një çift zuri vend thuajse bri nesh.
Djali shpatullgjër, vajza simpatike
Qeshte, ai diç i pëshpëriste në vesh.
 
E qeshura e vajzës, gurgullimë ujvare
Me petale lulesh barin e mbushi gjithë.
Te tavolina tjetër, dikush s'duroj fare:
"Ç'është kështu, s'përmbahen të rinjtë!"
 
Desha t'i thoja; kot fare nervozohesh,
Kujto kohën kur me miken tënde rrije.
Nga kjo e qeshur duhet të gëzohesh,
Mbushur është me plot tinguj dashurije.
 
DUA TE TE SHOH
 
Me përparse të zezë dua të të shoh sërish,
Ku ndrin farfuritse jak'e bardhë me dantellë.
Me këpuc sheshka kur shkelje aq lehtësisht,
Teksa mbi ballin e pastër loznin dy kacurelë,
 
Me librat ngjeshur fort pas gjoksit t'hepuar
Dhe fjongon e bardhë sërish të ta shoh dua.
Aty, si një ortens mes flokve të dallgëzuar
Vendosur aq mrekullisht nga duart e tua.
 
Dhe veten dirsur, nga vrapi për të arritur.
Po, po dua ta shoh e kam shumë snqerisht.
Dhe në netët pa gjumë, orët duke të pritur
I palëkunder me mendimin se ti do të vish.
 
 
NESE NJE DITE
 
Nëse një ditë do të më harrosh.
Puthjet e mia do të shndërrohen në shuplaka.
Nëse një ditë më s'do më kujtosh.
Përqafimet e mia do të të ngërthejnë si pranga.
 
Dhe dallgë e zemëratës time,
Uragan mbi shpirtin tënd keqas do të të bjerë.
Gjithçka tonën copë e thërrime,
Do e bëj, do e shkatrroj, tres krejt, do e bëj erë.
------------------------

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1