Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | DITA E VERËS NË ÇERMENIKË

DITA E VERËS NË ÇERMENIKË

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU


DITA E VERËS NË ÇERMENIKË

 


Deri në fund të frymëzimit

Që nuk e di sa do zgjasë,

Të këndoj ty ,Çermenikë,

Kur bora me fërfllazë

Shkund zemërimin në malet-thikë

Ndërsa vijnë lulet e çelin nën një rrasë,

Çelin ato pa frikë.

Nga Qafë e Prevallit deri tek Gur i Muzhaqit,

Nga Shmili në Lunik,

Aroma e tyre përmes fraqit

Futet në damar të ditëve

Dhe hap mushkëritë e pranverës,

Kur dega e thanës  hedh të verdhën

Mbi rroben e grisur të borës,

Nga Lumi She gjer në Kaptinë

Ku malet gardh e gardh rrinë

E luginat nën diell teshtijnë,

Vjen ajo, festa pagane

E Ditës së Verës,

Që e dhurove anë për ane

Pa ia kujtuar fort vetvetes,

Veç duke e ndjerë

Me forcën e jetës…

KUR…

Kur sheh të pasurirt si shesin mend

Me pangopësinë e tyre të furtuntë,

Varfëria fshikullom hithra e shpendra

Në gërvimën e barkut të untë..

Është një përvëlim shkundullues

Veç të pasurit kur sheh,

Edhe pse jeta jonë pus

Sytë e thellësive shpërthen..

Mos vjen andej ndonjë shpresë..

 

Kur nuk shohim disa nga ne,

Që tek shkëputen prej sërës e shkojnë

Në maskaradën e tyre pa fre

Thërrimet e tyre ngjërojnë.

 

Dhe humnazimin e të pasurve ngushëllojnë…

ARA E FJALËS

Ara e fjalës është në letër

Dhe pena një plug,

Që rrrëmon tokën e vjetër

Mbetur djerrë qëkur..

Lërues të tjerë para nesh

Zhubravitën e letrën shtrinë,

Dhe letra me ta qesh

Për fjalët që nuk mbinë..

Dhe letra gati është

Ajo pranon çdo fjalë

Sa zemrërgjerë do na thosh,

Një fjalë që s`është gjallë..

Në një nga ditët e mia që kapërcen

Në shpinën e një dëshire,

E shoh si ikën poezia

Kalë tejhapësire…

I mërzitur nga barërat e livadheve

Që nuk kositen kurrë,

Shndrruar në shkurrnajë të madhe,

Pa foleza, pa drurë…

KRAHËT E SHELGUT TË ËMBËL

I hidhur shelgu

Të ëmblat kujtimet

Kur nën degët e tij

Valët mërmërinin

Dhe mbi ujë,përmbi

Rrezet e hënës ndrinin…

Ç`ikte nëpër natë

Ç`vinte gjer tek unë

Helm edhe mjaltë

Vërshonin pa dhunë…

Floriri i hënës 

Derdhej mbi syprinë

Të ujit mbesëlënës…

Dhe degët e shelgut 

S`kishin hidhësi

Hidhësinë e tyre

E ndjej tani…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1