Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | SHKRUAJ POET

SHKRUAJ POET

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhavit Gasa

SHKRUAJ POET

Shkruaj poet të lutem vargun protestë,
sepse vargun nuk mund ta arrestojnë,
më thirri Migjeni nga shekulli njëzetë.

Protesto  pa rreshtun n'letër t'bardhë,
për bijtë bastardë të baballarëve vrastarë,
që janë ulur këmbëkryq mjerimit mbi qafë,

Protesto  të lutem poet,me vargun e lirë,
për vandalët që po kafshojnë pyje e male,
për hallexhinjtë që po ju shembin shtëpitë.

Ah, s'pëlcet kjo tokë që nuk po më tret,
oshtin zëri Migjenit nga shekulli njëzetë,
shkruaje poet poemën tënde Vargprotestë

@Xhavit Gasa

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1