Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Elbasani (Me dhe pa Mbledhjen e Qeverisë në “Ditë të Verës”)

Elbasani (Me dhe pa Mbledhjen e Qeverisë në “Ditë të Verës”)

Font size: Decrease font Enlarge font
image Elbasani (Me dhe pa Mbledhjen e Qeverisë në “Ditë të Verës”)

 

 

 

 

 

 

 

Elbasani

(Me dhe pa Mbledhjen e Qeverisë në “Ditë të Verës”)

Nga Fatmir Terziu

 

Qyteti me festën më të bukur,

qyteti që paq vetveten në ujë të njelmët,

për të mbajtur së bashku Rrapin, Ullishten, lulet

shekujve me radhë nga rrënjët,

reflekton në heshtje ndërsa projekton kamufla në grumbuj,

mbi muret e lashta të mbushura me tharmin,

me thithka bulëzash të njoma, mbi mjedisin e gjelbër

si gjyle të topave të lashtë që mbrolisin barin.

Qyteti plot me vajza e djem, qyteti i urtë që në gen,

qyteti i mikpritjes, kulturës, dijes, artit,

mban kumuritë, të cilat nxitojnë të mos bëhen palë

çdo herë në një zemërim të çastit.

Karakaftet plot nur, si të turpëruara nga shkeljet rreth tyre,

dhe violina e stacionuar e Myzyrit, kënaqësia e së cilës është fat,

(të cilën rinia e anashkalon për argëtim në orët e xhirove të pasdites),

erëmiren brenda dhe jashtë kafeneve me zhurmë e tym,

qëndrojnë mes lulishteve që thajnë krahët e tyre të lagësht

në pritjen e qashtër të diellit.

Taka të gjata, të majosura, të forta dhe të buta,

vdesin duke lënë gomat e tyre të huaja në shkulma guri,

dhe paraqitja e tyre me stilime rrumbullake

dyfishon pronaret e tyre për të kapur madhësinë e një burri.

Palat e palmave të hotelit dhe teatrit “Skampa” bien në erë të fortë

si posturat e politikanëve. Shi fjalësh si në pirgjet tropikale

për të rigjeneruar vargjet e mbushura me Lulet e Verës që veniten:

“Ullini i Qejfit”, tempulli i dashurisë së qytetit,

pestils me shije dhe frymë të bardhë,

shkund ëndërat e vajzave të bukura, të shtrenjta, të mira,

rregulluar si në festat mitologjike të hershme,

ngjashëm si Rita Ora, Dua Lipa,

modele të Princeshave Moderne plot finesë,

me këto dëshira monotone, të pafundme

është projektuar me delikatesë.

 

Aritmetika kapërcen shumë harresa, pluskon mbi petale,

mbi lulet që pinë ujë tek Burimi i Bankës,

plazmon si toka e nxehtë e sedimenteve

krenari vetëm përmes traditës.

Tymi nga makinat filtrohet nga Krasta. Kurora e Gjelbër

në trungje dhe në pemë të kërrusura,

krateri i frymës është si kadife e zezë.

Qentë endacakë krekosen në rrugë, në ferra,

planifikojnë gjueti në një mendje mes obligimeve të tyre të egra.

Pas errësirës, ​​zjarrmia e fjalimeve

larushitë e flamujve i qartësojnë qiejt në asfalt

derisa hëna ngrihet

e ikën e shkrafanjitur mbi Park.

Ftohtë. E ftohtë e bardhë. Jo e ndritshme,

drita e hënës është e trashë,

dhe qyteti i padukshëm, i korruptuar është gjithçka e zezë

shumë larg, me të shfryrët e mallkimit,

më të varfrit mbyllen në botën e tyre plot derte,

post-kartelë në vetvete.

Pas errësirës, ​​kartelat duket se janë shumëzuar.

Aligatorë, të shpirtrave të gjallë në të tretur

kanë pesë thirrje të dallueshme:

mirëdashësi, dashuri, shikim, social, bukë të paktën,

dhe një paralajmërim që thërret me forcën e shpirtit:

thirrja e tyre mavijoset aty ku pishat gudulisin abetaren,

në skutën e Kristoforidhit.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1