Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | TUE PRITË GJERGJIN ME U KTHYE

TUE PRITË GJERGJIN ME U KTHYE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Pal Ndrecaj

Pal Ndrecaj

TUE PRITË GJERGJIN ME U KTHYE

Kur ka hyrë Gjergji në Krujë unë kam qenë i fshehur pas nji muri
dhe nuk kam luejtë vendit se disi më ka ardhë marre prej vetes

Në fillim erdhi ai lajmësi e kur u ba terr hynë kalorësit
tue ndjekë Gjergjin mbrapa

Aty në atë vend e kam pritë
prej ditës kur e morën jeniçer se e dija se ka me ardhë
turqve u thoja se po luaja me yjet
(ata mendonin se deri atje e kishin ba t'veten)
se ndryshe ma kishin pre kryet

Unë përnjimend u flisja yjeve cdo natë
dhe mundohesha me e ditë cilët muj me i prekë ne zemër
e me i ba me pikë mbi atdheun tim
me na pa e me ia dëftue Gjergjit udhët
për me u kthye

(Ai e besoi kur ia thash këtë dhe tha se pikërisht udhët e mia kishte ndjekë)

Unë isha një njeri i thjeshtë si gjithë të tjerët
asnji gja të jashtëzakonshme nuk kam ba vec kam qajtë shumë atë ditë kur e morën turqit
dhe ai më kishte pa mua me lot në sy tek ai kand

Aty tek ai kand pastaj kam qajtë cdo ditë
kam derdhë aq shumë lotë sa yjet tona kanë pike në ta
e janë la dhe fytyra ime ashtë vizatue në yjet
Gjergji e ka pa fytyrën time në ta dhe i ka brofë zemra me u nisë kah na

II
Dikush thotë se kjo ka ndodhë nji herë e nji kohe
600 vjet para nesh
por nuk ashtë mirë me besu kështu
se koha nuk matet gjithmonë me orë me ditë a me vite
ajo mund të matet me nji hap të vetëm që e ban për mirë a për keq
kur e ke në dorë me e pshtue kokën tande e t`atdheut
prandaj edhe ajo që thash deri këtu mundet mos me qenë e tana
ndaj rri ende këtu në këtë kand e flas me yjet
me shpresë se ata kanë me ia dëftue Gjergjit fytyrën time...

Krujë, 13 shtator 2017


MË THOTË SE I DO VJERSHAT E MIA POR PËRHERË MË QORTON SE ATO FLASIN MË SHUMË PËR TË KEQEN SE PËR TË MIRËN

E keqja në vjersha është për me e ndjekë të keqen në jetë
sic e nxjerrnin gjyshërit tanë plumbin me plumb
një trëndafil i kuq si metaforë e të mirës me duket teknologji e lehtë
për me e goditë të keqen duhen ca predha që e bajnë shkrumb

Mbaje mend dy sy që lëvaren ngadalë e shuhen n’ekstazë
mund t’i tremb një krismë e beftë që ndodh edhe me pahir
imja është t’ua siguroj paqen në atë oazë
qe i bjen se e nxorëm plumbin...
pastaj dollia: Gëzuar, tash për të mirë!


VAJZA SIRIANE IA MBYLL SYTË KUKULLËS MOS ME PA TMERRIN E LUFTËS

Ka frikë kukulla ime zemërthyeme
ia mbyll sytë me gishta të dorës
ca gishta tjerë të punëve të përlyeme
po thurin rrjetin e jonjerëzores

Këta sy që po shuhen janë qielli juaj e moti
këta tjerët që po hapen janë sytë e mëdhenj të frikës
njerëz botën s’e dënuan as Djalli as Zoti
e dënuat ju nga mungesë e etikēs

Vonë dikur sytë tanë në yjet kanë me u shfaqë
si grishje për dashni si dorë e pajtimit
është ofertë kozmike për liri e paqë
bëjeni fe të vetme të krejt njerëzimit

Këta sy që po shuhen janë qielli juaj e moti
këta tjerët që po hapen janë sytë e mëdhenj të frikës
njerëz besomeni mua: botën s’e fundosën as Djalli as Zoti
e fundosët ju nga mungesë e etikēs

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1