Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Cladosporium

Cladosporium

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

Cladosporium

ose loja e mykur me artin dhe artistin

Nga Fatmir Terziu

 

 

Për lojën, e cila është teatrale, një lojë e vërtetë.

Në gojën që kurrë nuk mund të mbyllet,

lëviz intrigues, ajri që than gojën, por jo lojën.

Në trupin e mrekullueshëm që po vdes,

përtej emrit “Teatri Profesionist i Shtetit”

mbahen gjallë Mihal Popi, Fadil Shiroka,

Mihal Stefa, Liza Vorfi, Behije Çela,

Gjon Karma, Hasan Reçi, Ndoc Mëshkalla,

djem e vajza të tjera,

që deri në ditët tona sollën të gjalla

duartrokitje, lotë, të qeshura, vlera.

Për bukurinë e lojës vetë.

Një lojë e ngatërruar, sa dhe salla:

“Ashtu si pickimi për kohën me ushkure,” thotë Artisti,

kur thua “Teatri Kombëtar”,

“Cladosporium” shkulja latine e mikut formë “lule”,

preteksti që gjen

të rritet në bukën e vjetër

ku përdoret loja për të (k)ruajtur kryeveprat

në vuajtjen e lojës së tij, më të madhe

se sa rrokaqerët e zhdukur.

Mars pluhur i hollë,

gjëra të tjera, zhurmë të mëdha. Për lavdinë e lojës

që shkon së bashku me të në “Cladosporium”,

lavdia e vigjiljes së artistëve të rritur,

lavdia kulturore, lavdi

e trupit artistik që vepron

edhe kur ai bie, trupin

që nuk mund të zhbëjë as edhe një ethe

megjithatë djegiet e brendshme dhe të jashtme

floride dhe të ndritshme mbi terma madhështore,

 “Cladosporium”, myqe plot lule dorë për dore

të një bote të fshehtë, të një bote të vjetër,

si ajo struktura e lojës teatrore, loja që zvogëlohet,

pasi ajo kthehet në diçka tjetër.

 

Shkallët e syve

Nga Fatmir Terziu

 

Departamenti i Marëdhënieve me Publikun:

shtatë shkallë nga toka, bazamenti i asfaltit që ngjesh dheun,

një kryengritje këmbësh të lodhura nga kohërat,

tjerr si në tezgjah hallet. Nëna e moshuar shtrëngon faturat,

në krah të saj e veja nënë e tre fëmijëve:

një shfaqje e një bote të errët përballë kryendërtesës dhjetëra katëshe

që mban nën hije godinën e ligjbërësve qytetës.

Flamur i Madh Kombëtar, Stemë që mban peshat e mëdha

të mureve të lashta të Kalasë, në të gjelbër

ulen duke kafshuar bukën e “adetit”

me aromën e byrektores me byrekë të nxehtë,

e shpejta e yndyrës së djegur të bugaçeve,

lojë me sy dhe loja me minifunde ndjek të qëlluarën e lehtë:

“Kujdes mos ua vë syrin atyre rrugaçeve!”.

Kjo është ajo që syri sheh,

në të gjithë hapin çapitës të asfaltit dhe shkallëve

dhe dëgjon “Bijë?” “Të lutem,

kështu nuk mund të jetë vajza ime.

Zemra e babait që ka shkuar,

duke ëndërruar për një jetë më të mirë. “Vajzë?”

Po të ishte gjallë ai?

Kjo nuk është më pyetje.

As ne nuk do të ishim ndoshta këtu.

Faturat? Paguajmë qiranë. Jetën e babait tënd polic të vrarë

rrënjët e familjes përhumbin reflektimet e tyre.

Shkallë. Shikime. Mbresa.

Sado të këshilloj bijë…, kjo është shkalla e syve?

Në një botë, rebus me sy të keq. Vajzë, bijë, motër…

Botë e përligjur?

Përgjigjju.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1