Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Ballakume

Ballakume

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ballakume

(Pak ditë para ditës së Verës, 14 Marsit në Ditën e Nënave)

Nga Fatmir Terziu

 

Duart e nënës sime përvishen dhe sitin miellin e imët,

unë vështroj, imagjinata shkon afër brumit. Ajo zbraz mbi tepsi

toptha të lagur e të mbufatur, duke vazhduar të mbajë

në duar brumin e ngjitur në kujtimet e fëmijërisë sime!

Bashkë me produktin që lëbyrej në sitë,

duke u rritur shijuam një herë në vit

këtë brumë të situr

trazimin e gjatë të përbërësave të tjerë me gjalpë,

“gjalpë të freskët fshati” – thoshte nëna,

që të shkrijë dhe era të mbushë lagjen e qytetit,

zemrat e fëmijëve, që e prisnin me muaj atë ditë,

me erë gjalpi të verdhë nga Polisi i Madh,

ngriheshin e fryheshin si pufka të mbufatura,

brumëzat majëngritura e disi inatçore,

si vetë flustrimet e kallinjve të misrit në fusha,

zbrisnin mbi tepsinë e lyer me gjalpë,

dhe era vazhdonte të pushtonte hundët tona,

për një kohë të gjatë. Hiri i drurëve të pastër

i situr qëndronte si hiri i shenjtë në një napë të bardhë

ishte përbërës i veçantë, i lehtë, tretës e lidhës,

në tërë atë ëndërr, që tregohet si përrallë,

për një ditë të bukur Vere, ku buzët që ishin fatlume,

do të shijonin e do të mburreshin sysh me ballakume.

Sot nëna ime është larg. E lodhur nga vitet

tjerrëlotë për brumin e pakët, gjalpin e racionuar,

sytë i mban nga dritarja ku ulet e ngrihet,

gjithnjë një zog i metaltë i ëndërrave

për të dërguar dëshirat e shtrydhura tepsive,

nuseve, djemve, mbesave e nipërve

me traditën e po asaj dite ndryshe, me miell të gatshëm,

të ardhur në tregun me paketime në gjuhë të palexueshme,

ku shiten e blihen me pensione e kursime

të tjera marifete, të tjera gatime.

Edhe atyre u thonë ballakume. Edhe atyre…

… dhe unë zgjohem, u hedh ujë syve!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1