Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Lirika të shkruara në moshë të vonë

Lirika të shkruara në moshë të vonë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

Lirika të shkruara në moshë të vonë

Nga Përparim  Hysi


1. Vogëlushe

Vogëlushe,  syulli!
Pse s'shikon nga unë?
A e sheh që po"mbërdhi"
Po më zë me shkumë?!

Vogëlushe,syulli
Hidhi sytë mbu mua!
Nuk e sheh që jam bërë"finjë"
Veç për sytë e tua?

Vogëlushe,syulli
Falmi  sytë e zesë!
Se,sado pleqëri,
Ende unë kam shpresë

Nëmi sytë,daç Perëndinë!
Nëmi se po tretem
Nepsi s'pyet për pelëqërinë
Hiç pa ata sy,s'dua veten.

2.Puthja jote

Puthja jote,sa e zjarrtë!
Pse m'u duk si llavë vullkani?
Gati zunë e më pushtojnë"djajtë"
Aq,moj, aq m'u ndez xhani.

Xhani im kish rënë në gjumë
Puthja jote erdh e zgjoi
Po ç'kërkoja unë më shumë
Se sa puthjen tënde,moj?

Puthja jote si kapak
E puthiti buzën time
U  rinova, më s'jam plak
Rrofsh, moj, rrofsh! O mikja ime!

3.Tundimi

Dhe një shkëlqim i tillë sysh
Tash, dihet që më mjafton
Është mosha që s'merr dot yrysh
Mjerisht, është von.

Reflekset e tundimit i njoh
Di të lexoj mbi "horoskop"
Regëtij dhe nga dhimbja bëj"oh"
Jam kthyer në sahat "rroskop"

Syri,mjerisht zë e "kullot"
"Çaire" të njohura dikur
Në këtë moshë, bëhesh DON KISHOT
Dhe bën sikur... sikur.

4. Çast

Erdhe me një penjuar mjegulle
Si të kishe dalë nga një banjoqumështi
Dhe trupi si prej vjedulle
Më futi ethe gushti.

Gjasme diçka kërkoje
Ashtu si gjysmëlakuriq
E kuptoj se çfarë doje
Dhe "KRISHTI" u vu në kryq.

Se sapunin unë s'e ha për djathë
Mbi supe nuk e mbaj dot atë "faj"
Dhe sa herë e kujtoj atë çast,
Pranoj që prapë ashtu ta"shplaj"

5. X...

Mu si lot që bie nga pema
Loti të ra dhe mori faqet
Unë zë mbushem me pandeha
Dua të di për lotin  shkaqet.

Loti bie dhe ka  një shkak
Në mos shkak,por ka një hall
Mbushur jam unë në merak
Ç'ta bie lotin ty, vallë?

Sidoqoftë, hiç nuk duroj
Tek vështroj që të bie loti
Me dy duarët të pushtoj
Se unë jam zemërdobti.

Me dy duarët të pushtoj
Loti? Tak... dhe u ndal!
Për më tej as që shikoj
Më puth mikja  me mall.

            Tiranë,  11 mars 2018

Comments (1 posted):

kadri tarelli on 11/03/2018 22:00:03
avatar
Pershendetje!
Më vjen mirë që e largon pleqërinë. Mburrja na shton ymrin dhe deshiren pët të shkruar e krijuar. S'ke ç'ti bësh, zemra nuk plaket, por dhe huqet nuk shuhen e as harrohen.
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1