Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Plaku, Vapa dhe Gushti

Plaku, Vapa dhe Gushti

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kadri Tarelli

Plaku, Vapa dhe Gushti

 

Gushti iku, shkoi vapa,

Unë vrapova, s’ pashë prapa.

Shkuan vitet një nga një.

Plak më lanë, s’ më bënë zë.

 

Pleqëri, moj me kusure,

Pse rininë ma përzure?

Si rrodhe prapa mu qepe

Unë u fsheha, ku më gjete?

 

Fuqi s’kam të kaloj gardhë

S’kafshoj dot mollë e dardhë.

Dhëmbë vënë, gjunjë prerë

Po ndjej dimër dhe në verë.

 

Mburrem pak në kafene.

Them, po ngrihem, se s’kam nge.

Drejtoj trupin, si qëmoti,

Këmbët shkojnë kot së koti.

 

Sytë hedh andej këndej,

Vend tek lulet, më nuk gjej.

Nuk m’u nda, ky huq për dreq,

Nuk më thoni, si ta ndreq?

 

Mbaj fjalime në kuvend,

U plaka e s’vura mend.

Ma kujton kjo koll e thatë,

Koh’ e shkuar, nuk vjen prapë

 

Rri në heshtje, mendjen vras

S’kam as zë, që të bërtas.

Mbledh krijimet në ca fletë,

Si thesar, për këtë jetë.

 

Dikur tha, një plak me mjekër,

porosi, nga mot i vjetër:

Mos shih vitet, që ke ngrënë,

Gëzo veprat, që ke lënë !

 

Kadri Tarelli

Durrës më: 09, të Marsit, 2018.

Comments (2 posted):

viron kona on 11/03/2018 16:12:14
avatar
I nderuar Kadri!
Nga keto vargje qe ke shkruar po kuptojme se brenda vetes je flak e zjarr, mjafton te trazosh pak hirin dhe shfaqen thengjijte ende te ndezur si dhe prushi i zjarrte qe te djegin e te pervelojne!
Mbetet i ri ai qe eshte i tille ne shpirt dhe ne zemer.
Qofsh gjithnje i ri dhe i nderuar!
Me respekt,
Viron Kona
bashkim saliasi on 11/03/2018 20:08:35
avatar
Pershendetje z Kadri Tarelli.
Shpirti nuk plaket dhe kjo tregon se Ti Kadri ke mbetur dhe do mbetesh i ri. Pleqeria eshte per ata qe nuk dine si ta mbushin kohen, por jo per ju z Kadri, se bashku me miqte tane Prof. Muratin, z Viron Kona etj. Vargjet me shijuan dhe kafen e piva gjithe qejf ne mengjes se bashku me familjen ku poezia juaj na beri te lumturohemi me pak humor. Dhe kjo ishte kenaqesia qe na dhe z Kadri qe shpreh fjale te dala nga shpirti juaj qe keto muajet e fundit po nxirrni ar safi. Vazhdo miku im te shkruash se nuk ka pleqeri per ata qe mendojne rinine dhe jetojne dashurine... urime miku im Kadri Tarelli. Te pershendes Miqesishte nga Tirana, Bashkim Saliasi

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1