Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | HARALLAMBI DHE SADEDINI

HARALLAMBI DHE SADEDINI

Font size: Decrease font Enlarge font
image HARALLAMBI DHE SADEDINI

HARALLAMBI DHE SADEDINI
Nga Luan Çipi

Kam pasur dy shokë dikur,
S’ke me kë i krahason,
Ishin plot lezet e nur:
Një tenor, një bariton.

Tenori, Harallamb Kona
Bariton, Sadedin Gjoka
Kur këndonim këngët tona,
Gaz, harre, sa tundej toka:

Sytë, u ndrinin projektor,
Buzëqeshja në buzë iu ngjizi
Në Tiranë, apo në Vlorë,
Të dukej si mes Parisi.

Si në këngë dhe në punë:
Llambi Kona, ish talenti
E thoshim, si ti dhe unë,
Sadedini - ekselenti.

Po në jetë? –shend e shaka,
Dhe natën e kthenin ditë,
Skish të tjerë si ata,
Goja mjaltë, fytyra dritë!

Një tjetër virtyt i rrallë:
Të shikonin drejt në sy,
Nuk pranonin skamje e hall,
Ç’ ishte e tyre, ish për ty!

Ikën shokët më të mirë,
Në kujtimet, rrinë me ne,
Në vetëdije, plot dëshirë
Gjithnjë tok jemi, të tre!

Tiranë, më 10.03,2018

Comments (3 posted):

viron kona on 11/03/2018 15:57:40
avatar
I nderuar miku im Luan Cipi!

Te falenderoj per kujtimet qe na zgjon me keto krijime te spikatura per shoket e tu, midis tyre edhe per ata qe s`i kemi me mes nesh:Llambin(vellan tim) dhe Sadedinin. Ti gjithnje e shpreh kete nderim,respekt e mirenjohje per jeten e tyre, per karakterin e rralle dhe boten e gjere shpirterore, per vlerat shoqerore dhe miqesore, per ato vlera qe sot shnderrohen ne kujtime dhe biseda respekti te pafund dhe qe ti Luan po i shnderron ne buqeta krijimesh te mrekullueshme ne proze dhe ne poezi.
Respekt dhe falenderim per jeten tende,per krijimtarine e vyer dhe per gjithcka ke shkruar per shoket dhe miqte e tu te dashur, midis tyre edhe per ata qe s`jane me, por qe kane zene vend te vecante ne kujtimet, bisedat dhe krijimtarine tende te vyer.
I paharruar kujtimi i Llambit dhe Sadedinit, dy intelektual Vlore te shkelqyer, te ndritshem.

Viron Kona
kadri tarelli on 11/03/2018 21:52:23
avatar
Pershendetje z. Luan!
Të kujtosh shokët,kur ata nuk janë më, është virtut i njeriut të fisëm. Kur ua sjell edhe një herë në kujtesë, me vargje kaq të goditura, bëhesh dy fidhi i fisëm dhe njerëzor.
Urime!
Kadri Tarelli
Durrës
Luan Çipi on 12/03/2018 11:37:05
avatar
I dashur Viron dhe Kadri! Kur më uroni Ju, shkrimtarë bashkëkohor me vlera të spikatura, më jepni kënaqësi të veçantë
dhe pse i moshuar, më shtoni dëshirën për të shkruar.
Falënderime!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1