Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | XHELAL!

XHELAL!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

XHELAL! *
       

 In memoriam, XHELAL HOXHËS
                   (elegji)

Nga   Përparim  Hysi

XHelaaaaaaaaaal, të thërres
Vallë, a më dëgjon?
Po hajde që të pimë një"ekspres"
Aty, tek rruga  "jonë".

Ne shiheshim gati çdo ditë
Dhe  të kisha zili
Në buzë, buzëqeshja-dritë
Trupi i drejtë si qiri.

XHelal,- të thosha,- tregomë"recetën"
Për trupin tënd-fidan
NJë shekull e ca do e shkosh jetën
(Pa më shih mua si jam?).

Më shih si jam, si"lopë barsë"
Barku çdo ditë më rritet
Xhelal vije veç buzën në gaz
-Jetës nuk i dihet?!!!

Tek "rruga jonë" takoj LUFTARIN  **
(-Po çdo tek  "rruga jonë"?)
Më tha:- Do shkoj të shoh Xhelalin
(Për keq, mendja s'më shkon)

Befas, shoh që paske ikur
Lexoj sot në internet
Ky lajm i zi më ka tronditur
Ta dish, o mik i shtrenjtë.

Gjithmonë të përfytyroj mbi libra
Gjithmonë i ndershëm-shpirtbehar
Gjithmonë behar që përzë dimra
I miri ynë- XHELAL!

 I përpiktë gjithmonë në detyrë
NJësoj qe si drejtori dhe aktori
Nga ikja jote nuk ndihemi mirë
Nuk ndihet mirë gjithë auditori.

Mjerisht,ti sot paske ikur
(Patjetër, në Parajsë!)
-Lamtumirë, o mik i ndritur!
Dhe loti im të ndjekë pas.

* Xhelal Hoxha-ish drejtor dhe aktor tek Teatri"Bylis" në Fier.
** Luftar Paja- Artist i Popullit
***"rruga jonë- Rruga e Kavajës ku banoj,në Tiranë.

                Tiranë, 12  shkurt 2018

Comments (1 posted):

Lindita Hoxha on 17/02/2018 18:29:43
avatar
Une qe po ju shkruaj jam nusja e djalit te te ndjerit Xhelal. Me vjen keq qe nuk e kam njohur zotin Perparim pasi ne jemi larguar nga Tirana shume vite perpara dhe jemi me banim ne Toronto Canada. Une vetem doja te falenderoja zoterine qe po ashtu qenka dhe nje poet shume I talentuar per fjalet e bukura por dhe shume te verteta qe thuheshin ne kete vargje. Vdekja e babit na ka lenduar shume por edhe jemi ndjere shume krenar qe jemi pjese e familjes se tij.
Edhe njehere Faleminderit shume per vargjet e bukura dhe prekese njekohesisht!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1