Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | BALLADE PER MANJOLEN

BALLADE PER MANJOLEN

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bedri Alimehmeti

BALLADE PER MANJOLEN

Ajo s'është më.
Atë e vranë.
Oh! Jo, jo me saktë.
E therën!
Me thikë?!!
Jo, ende nuk u shpreha qartë.
Manjolën e bukur,
Manjolën e blertë, 
Manjolën e luleve të bardha.
E shkulën
Me dhunē
Si të qe një dhëmballë e krimbur.
Dhe e plasën per tokë
Si një send pavlerë.
Më pas e sharruan!
Aty ku ish
Aty ku u mboll
Aty ku u rrit
Aty ku celi lule
Aty ku dimër verë gjelbëroi.
Anës trotuarit.
Me sharrë.
Nuk klithi
As nuk qau
Nuk u ndje
S'bëri zë.
Manjola
Pemë lule
Nuk është më.
O njerëz!
Si nuk derdhët të paktën
Një pikëz loti për të.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1