Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | CIKËL FABULISTIK

CIKËL FABULISTIK

Font size: Decrease font Enlarge font
image MEVLUD BUCI

CIKËL FABULISTIK

MEVLUD BUCI

DINAKËRI

Shkrepi hëna në ograjë,

Dritë bëri në thepaja,

Doli dhelpra nga gëmusha,

Qeshi fort sa e pa arusha.

Mos qaj hallin i tha një ketër,

Për dredhi është zonja dhelpër,

Pas pak qeshi edhe keci,

Kur pa gjahtarin tek koteci,

Që atëhere e tha një plak:

Dinakëria të çon në lak…

DIALOG

Nën dardhë a nën shtog,

Bëjnë çakejtë dialog,

Të rinjtë grinden me të vjetër,

Se nuk njohin dinaken dhelpër,

Kot e keni-tha lopa me bindje,

Nuk fitohet me zënka e grindje,

Të gjithëve ua hedh si asnjë tjetër,

Lajkatarja zonja dhelpër,

Qeshën shpezët,qeshi shtogu

S`dinë çakejtë ç`është dialogu

MERITË

Shrepi fort vetëtima

U hodh e foli reja,

O majmun dil nga vrima

Nuk shpëton nga rrufeja.

Nuk më tut jo natyra,

Tha majmuni me finesë,

I tha reja të bën veç ligësia

I ke hak gurët e rrufesë..

REZULTAT

Llapën fort disa zagarë

Fort hakërrehen me zemëratë,

Bëjnë shpesh si të marrë,

Të lindur veç për shamatë.

 

Kafshët bëjnë veç sehir,

Në skenë del veç horri,

Doli fjala xhevahir:

Ç`të mbillni do korrni…

FALLSITET

Jam-thotë ujku-kryetrim

E kam sojin trimëror,

Pusho-i tha çakalli me zemërim,

Je më i madhi agresor…

REPLIKË

Një litar dhe një tërkuzë

 

Bënë replikë sa plasi sherri,

Vallë çka del nga dy buzë,

Del parajsa,del dhe ferri…

VËRTETËSI

Qysh prej motesh vjen urtësia

Rrena i ka këmbët e shkurtra,

Vendin kanë tek pusia

Mashtruesit me fjalët e bukura…

PLUGU ZGJEDHA

Na i thotë zgjedha plugut

Unë ty të rri shaluar,

I tha plugu me urtësi

Tokën unë di me lëruar.

Pa mua nuk bën dot

Diku ty kanë me të hedhë

I vetmuar mbetesh ti kot ,

Ndaj ma thonë emrin zgjedhë…

REPLIKË KOLEGËSH

Pallua pse rri krekosur

I tha qetë qetë një flutur,

Kam bukuri të pasosur,

Nga pendët jam më i bukur…

Foli flutura pikaloshe:

Jam e urtë s`di të ngutura,

Të rroftë pallua mendja boshe

Të rrofshin pendët e bukura…

URTËSIA E KAUT

Duke punuar tek ugari

Kau u ndal në hulli

Me thupër i ra fshatari

Kau shtangu me habi.

Unë lëroj ti më godet

O bujk çmoje mirësinë,

Lum kush është njeri në jetë

Puna ta mat burrërinë…

POHIMI I DHELPRËS

U nis dhelpra pas mesnate

Sa dëgjoi zërin e gjelit,

U fsheh pas një skrapate,

Nën ca ferra të zabelit.

Një qenush që s`flinte gjumë

Iu turr vrap nga koria,

Thirri dhelpra: mjera unë

Ta shuan jetën dinakëria…

POSTOMANI

Si t`ia dalim,tha një ledh,

Kush e kush më shumë po vjedh,

Kafshët vijnë e përbetohen,

Fjalët lumë,vjedhjet shtohen.

Uroi dhelpra kryelajkatare:

Rrofshin postet pushtetare…

ZILI

Disa kafshë shajnë xhirafën

Përse të gjatë ajo ka qafën,

Ecën qetë monopatit,

Gjithçka thotë ajo e mat.

Qetë qetë pyeti një dhi:

Përse o kafshë keni zili,

E gjetën shkurrja me hurin

Zilia bren si krimbi gurin..

MALLKIM I KËRMILLIT

Tek një pyll, tek gëmusha

Kafshëve u prin në kuvend arusha

Pranë e pranë rrinë ulkonjat,

Hiqen fort për më të zonjat.

Tej, sehir bënte mamuthi

Qeshte shihte bash si skuthi,

Hakërrehej shpesh çakalli,

Çudi bënte një shqipe mali,

Çudi bënte dhe bilbili

Kur lot derdhte krokodili,

I thoshte hapur ujku derrit

Vendin ke  në fund të ferrit,

Fjalët dalin prej palloit

Njëri thumbit, tjetri patkoit,

Floën bilbilat plot talent

Më mirë hiç se në parlament,

Mallkimi doli prej kërmillit

U shofshin parlamentarët e pyllit…

DAMKOSJE

Histori e lashtë njerëzore

I bëri çudi shqiponjës

Dhelpra dinake,mizore

Ofendoi Kalin E trojës.

Ty, tha shqipja,të thonë skile,

Veç për lajkat ke zotësinë,

Kali i Trojës menjëherë bëri hile,

Dhelprat prijnë me dinakërinë…

FAKT

Në një qoshe, atje në livadhe

U zunë keq dy kunadhe,

Njëra thosh:ndal moj surrate

Unë jam veç për diplomate

Hidhej tjetra,të mërziste

Unë jam njësh ,jam rilindase,

Ua tha troç  një kangure:

Jeni zuska,paçavure…

PROVË

Në zabel lepuri bën vrap,

Kafshët bëjnë çudi në shpat,

Vetëm skilja na flet keq

I thotë qetë e qetë kangurit

Vetëm mua më takon flamuri,

Ti i tha skilja ngec në rrëpirë,

Përse shpallesh më e mirë

Vendi i parë të takon prej leshit,

Më i shpejti duket sheshit…

TRASHËGIMI

U mblodh këshilli i pleqnisë

Me heq të parin e mbretnisë,

Se ish bërë gjysmëshekullor,

Diktator mbi diktatorë.

U hodh ujku për t`ia marrë

Jam më i forti më takon i parë,

Një ari rrinte tek shkrepi

Mua, tha ,më takon fron mbreti,

Pyeti dhelpra shoqërinë

Kujt ia le mbreti pasurinë?

U përgjigj mbret i harbuar:

Testamentin  kam në duar

Dinakërinë di veç ustalleshë e vjetër

Ma gëzofsh,pra,zonja dhelpër…

TRIUMF

Në mes kafshëve në një tubim

Brofi lepuri:jam më trim,

Me urti foli luani

Unë jam njëshi,babaxhani,

Qeshi qeni dhe zagari

Ç`është kjo zënkë kush është i pari?

Dëshmi të qartë dha kërriçi:

Mburraveci është hiçi,

Me ironi floën kafshët prej hallit

Na prij kërriç i gomarit…

DELIAT

Na u grind cjapi me dhinë

Kush i prin tufës,mban shtëpinë

Foli dhija jam shtyllë e shtëpisë

E ku ka si djathë i dhisë.

U hodh cjapi brirëpërdredhur,

Askush mua s`ma ka hedhur

Unë mbaj tufën dhe burrninë

Ty të kam zonjë që mban shtëpinë.

Këtu tha dhija ndahet shapi,

Kush jam unë e kush është cjapi,

Jam shtëpiakë kullos tek kurora

O cjapziu të rroftë këmbora…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.67
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1