Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | ME SYTË E HËNËS

ME SYTË E HËNËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatime Kulli

ME SYTË E HËNËS

Një natë në të perënduar,
Ndjeva agun e frymës tënde
Të më gudulisë si fëmijë nëpër gushë,
Ndjeva fëshfëritjet e lëkurës tënde
Të lëkundeshin në barin e ujshëm.

Përbrenda ndjeva t’më lëviz stuhi e zjarrtë
Që ndizet rrallë në gjethet e kujtimeve,
Lidhet si gjerdanë në gardhin e zemrës
Për t’më ndriçuar mbrëmjet e mëngjeset.

Një natë në të perënduar,
U fundosa nën urinë e bebëzave të tua
Si skllave iu binda muskujve të ujitur,
Dashuria ngjethej nën shtroje ajri, e babëzitur...

Të gjitha puthjet i mblodha në prehër,
I përkunda me sytë rrezatues të hënës...
Në telat e kitarës formova një refren:
Ti je drita, ti je gjithësia, ti je dashuria”!

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1