Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Do më shoqëroj stresi

Do më shoqëroj stresi

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shahin Ibrahimi

 Do më shoqëroj stresi

Sot çdo dhimje ka ngjyrën e saj
Ndërsa e imja ka ngjyrë harreze,
Dashurinë, në kujtesë do ta mbaj
Dhe ajo do më dhurojë veç strese.

Më përcolle, duke ma bërë me dorë 
Me shpirt të çjerrë dhe buzë plasur,
Unë ëndërroja të vija kurorë
Tani retë e zeza, të kanë mbarsur.

Kur s'më prite, ndjeva dhimbje në krahëror
Erdhën tek unë, si valë nga shumë dete,
Ato mund ti fshije ti me dorë
Shikimet e tua sot, më falin veç derte.

Jeta me mua, është sjellë si njerkë
Disa drurë nga dhimja nxjerrin lotë,
Dikur më përkëdhelje me fjalën shqerkë
Me shikime shpotitëse, sot po më ndotë.

Megjithatë zemra nuk mbahet ne duar
Koha dhe ajo më kanë mbetur në mëndje,
Shmangja dhe heshtja jote më kan shokuar 
Shikoj dhoma të errta, në zemrën tënde.

Çdo zemër peket pa kuptuar
Unë ende jetoj me fjalën `të pres`
Si i dehuri që flet me vete, pa mbaruar
Mallëkuar qoftë ajo, që hyri mes nesh.

Vallë kaq shpejt i harrove ato ditë
Prandaj shpesh më takoje në errësirë,
Kur prekja jonë frymonte kënaqësitë
Ndarja shoqërohej me oh, dhe psherëtimë.

Një zë më thotë, tani je shumë vonë
Një shoqe, çfarë do sjellë loti im,
Ankthi i tradhëtisë, në fyt më qëndron
Më mbyt stresi, se zemra ka shqetësim.



        Dashuria nuk vishet

Pa kujtime në gji edhe lulja vyshket
U jep më shumë ngjyrë ditëve dhe netëve,
Mjegulla bën, që zemra të ndryshket
Dhe të mbytet në thellësinë e deteve.

Ndryshimin tënd, e shoh që në veshje
Dashuri nuk quhet, kur je në nevojë,
Buzëqeshja të kthehet në ngërdheshje
Se jo gjith zemrat, rrahin një lloj.

Dashnorët nuk ndrrohen, si kostumet çdo javë
Mos shfrytëzo bukurinë, për moral të verbër,
Rima e jetës duhet ruajtur, si jaka e bardhë
Litari i brengave do zgjatet, me një tjetër.

Me kujtime të zbehta memorjen ke lyer
Nga zhgënjimi befas, pa peshë ndjeva veten,
Ëndrrën e ngritur me mund, keqas ke fyer
Gëzimi i së ardhmes, çdo çast do të tretet.

Dashuria e pastër, duhet të tresë mendimin
Shiun i së kaluarës ta filtrojë pa pushim,
Që vetja mos të ngelë në hije anonime
Pak diell në buzë vendos pa ngurrim.

      Travaliato      2- 6- 2017.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1