Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | FJALA

FJALA

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

AGIMI

QAZIM SHEHU

Si gjoks i një vajzë nën mëndafsh,

Kur ajo e nxjerr nga i pëvëluari afsh,

Del agimi prej bezes së natës,

Afshin e thërret pakëz nga pakëz,

Prej qenies së vet të mbërdhirë…

Ngjyrat e tij para dëshirës mjerohen,

Dhe gjoks i vajzës

në vështrime të vjedhura mbulohet…

FJALA

Sa të vërteta e sa gënjeshtra

Fjala strehon në vatër të saj,

Siç strehon xhumba me gjineshtra

Mizat që rendin dheut pa faj..

Dhe sa dete ajo ndez,

Sa vështrime lakmitarë,

Përroin e ndjenjës tutje hedh

Në një shikim margaritar…

Dhe shpesh humbet,memec

Më bën ,e mëshirë s`ka,

Të kthehet ku mendimi ngec,

Si ledh me shpatulla të mëdha,

Atë shpesh e kanë vjedhur

Të tjerë para meje,

Fjala bëhet bishtpërdredhur,

Nyje nyje me nojma rrëfenje…

Dhe unë s`e lë,e thërras,

Po kur vjen, ajo vjen,

Dhe s`kam fuqi kalin ta ngas,

Në rrëmet të saj mendjen ma kthen.

METEROLOGËT

Prognozin e motit  e di

Dashurisë jo prognozën,

Nesër me siguri ka shi,

Mund të presim dhe borën..

Metrologët stisin

Skica hartash dhe ciklonesh,

Në ekrane na përgatisin

Për harresa çadrash

e bllokime stacionesh,

po si nuk e dhanë një sinoptikë

për motin e dashurisë asnjëherë,

mendoj në mbrëmje para ekranit

dhe dridhem nga mungesa e saj,

e shuaj atë,vetëm djallit

ia besoj dashurinë si faj…

SIKUR

 

Unë përherë shkoj drejt dimrit

Ti përherë drejt pranverës,

Që kur filloi cikna e thëllimit

Të na fryjë në derë të zemrës.

Sikur të shkoje ti drejt dimrit

Me pranverën tënde të ndezur

Do kishin shkrirë akujt e tjhëllimit

Në shpirtin tim të etur…

 

DY DELFINË

Dy delfinë në det lahen,kridhen,

Turren në ajër dhe fshihen

Dhe deti uturon…

Si e përballojnë këtë hapësirë të thinjur

Dhe uji nuk u mjafton…

Pasqyrë e detit shndrit ziblu,

Dielli mbi të gjithashtu,

E shndritshme zemra

I mjegullt shikimi,

Kur hidhet e kridhet delfini…

Të shkosh tek kjo dëshirë

Të kuptosh atë,

Kur deti i dashurisë bëhet zbrazëtirë

Mungesa e ujit e përvëlo,

Vetëm delfini një shenjë na ço…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1