Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Në Sazan

Në Sazan

Font size: Decrease font Enlarge font
image Sazan! Unë jam në këtë tunel,

 

 

 

 

 

 

 

 


Në Sazan

Nga Fatmir Terziu

 

Duke i bërë radioskopinë mushkërive

brenda një tuneli larg syve: qelizat

shenjëza të pushtuara në harta të ndryshme

e zeza si një paqe e bardhë prangos në X-ray

viruse, të cilat i imagjinoj, sot të palexueshme

si një i vetëm,

përhumb, në një kanaçe

të braktisur sardelesh “korsike”

me anët e dhëmbëzuar mbi një shtojcë betoni,

kur jepte e merrte sinjale televizive.

 

Sazan! Unë jam në këtë tunel,

afër dhe larg,

duke menduar për miqtë dhe armiqtë e mi

dhe dëgjoj zëra të flasin në gjuhën e shenjave,

përtej dy detrave.

Ndiej energjinë dhe peshoj perceptimin e tyre

gjeneron, pesha e urdhërave të mbytura në ajër

e njëjta gjë, si ftesa për të huajt në këtë imazh,

turistë: tuneli hapet për ju në ditët e verës për plazh.

 

Sazan! E pashë këtë tunel dhe fshiva sytë,

ku të paktën me shpresë të shihja pak dritë!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1