Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Shurup kolle

Shurup kolle

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shurup kolle

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shurup kolle

Nga Fatmir Terziu

 

Mizori shijesh shpie në fytin tim.

Zbret në brendësinë e mishtë dhe mësyn,

pos një luge që e derdh në grykë.

Trupi është i lodhur. Truri i stakuar. Duart dridhen.

Është natë. Lëngu rrëshqet i hidhur, i thartë,

trupi kërkon “mikrobin” ta bëj “paq”

me këtë farmak: as të trashë e as të hollë:

i reklamuar “shurup për kollë”!

 

E kisha dëgjuar mijëra herë

sa në dimër e aq dhe në verë.

E kisha lexuar dhe në librin e trashë,

me kapakë të zbukuruar

ku “Fletët e Verdha” shesin pa kthim

“shurup për kollë”,

                             “shurup në gjuhë të huaj”.

 

Ndërsa trupi farmakoset me këtë lëng tip

e kisha harruar në shkollë këtë sugjerim shqip.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1