Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | KËNDON ZOGU NË FOLENË E GJOKSIT

KËNDON ZOGU NË FOLENË E GJOKSIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato 

 

KËNDON ZOGU NË FOLENË E GJOKSIT 

 

Dëgjoj në gjoks, zogun tim, 

me këngën e frymës në trup! 

Këndon prej kohësh pa përtim, 

në folenë e butë me pambuk... 

 

Ke kënduar, zog i shtrenjtë, 

dhe me pak molekula drite, 

nota jete, ke derdhur në sqep,  

me këngët e tua ritmike. 

 

Qëkur ti ke dalë nga veza,

derisa vazhdon të rritesh,

si s’u lodhe, në kaq breza,

numëron sekonda vitesh?

 

Këndo, zogu im pareshtur, 

me tonet e tua të brishta, 

lulëkuqe duke çelur, 

në trojet e mia të mishta! 

 

Në tinguj, ke violina harku, 

ke aty gjithë zogjtë e pyllit. 

Me këngët nëpër degë gjaku, 

ty të kam zogun e shpirtit. 

 

Ty të kam zogun e artë, 

me vlerë disa qindra karat, 

për mua je, mbi çdo thesar, 

flori i pastër e diamant. 

 

Ç’them, thesari s’është asgjë, 

para teje, o zogu im! 

Po s’këndove ti me zë, 

të gjitha vlerat bëhen tym. 

 

Të pastroj nga glasat strese, 

të shmang trishtimet toksike, 

të ushqej me farëza vese, 

prej gëzimeve poetike. 

 

Të këndosh i sigurt, pa rrezik, 

se kur më këndon ti, zog, 

ndjehem bos, ndjehem sheik, 

dhe multimiliarder në botë. 

 

Këndo për ata zogj që shkuan, 

pasi të falën aq dashuri, 

këndo për zemrat që të duan, 

dhe dëgjojnë të tuat melodi! 

 

Por të lutem, o zog i artë, 

mos nxito në qiell të këndosh, 

ushtoma gjoksin, sa më gjatë, 

Oh, mos ma ler folenë bosh!...

Comments (1 posted):

Dhimbia e madhe Popull on 14/01/2018 02:23:42
avatar
*Njesh-t'veprohet ndaj"neperkave helmuse"

Ty me te lumte mendia,dore komandue
Bukur hallet njerzore me metafora,
I kendon zogut per gjithcka ne fole,
Kur foletw,sot 25vite"neperkat"helmuar!
Na gjej nje kunder helm masiv veprues
Ta sjelli"ZOGUN",n'gjoksit tend t'rije,
Gjokset mbarekombetre,per ate duhet
Njesh t'veprojne,ndaj,neperkave helmuse!

** Faleminderi Vullnet Mato-atdhetari.
Dhimbia e madhe Popull.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1