Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Angjelina-shoqja e jetës

Angjelina-shoqja e jetës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bashkim Saliasi

Angjelina-shoqja e jetës

 

Dikur të rinj…

Në ata sytë e tu aq të bukur,

Pashë pranverat që do të vinin.

Të ndoqa pas si lulen një flutur,

Trokita i pari, të tjerë t'mos hynin.

 

Fati ish përcaktuar

 

Vajzë fushe, çapkëne e nazemadhe,

Ç'ia rrëmbeve zemrën djalit skraparli.

Atje në Dobrushë, në rrëzë të malit,

Çerdhen e gëzimit ngritëm ne të dy.

 

Çmimet që njëri-tjetrit i dhamë

 

Të bëra Nënë, më bëre Baba,

Jetës i dhamë e na dha gjithçka.

Me cicërima fëmijësh na u mbush shtëpia,

Thesaret që na fali jeta e dashuria.

 

Urim për ditëlindjen

 

Mu plake, mikja ime, mu plake shpejt,

Si plaken fushat me grurë e lule.

Sot m’i mbushe plot 62 vjet,

Rrethuar nga fëmijët, nipër e mbesa.

 

Po mua me dukesh e bukur, e re,

Çapkëne, lozonjare si dikur në rini.

Sot me respekt e dashuri të përulem,

-Princesha ime, tu bëftë dita një mijë!

 

Çmimi Nobel

 

Shumë vetë marrin çmime e dekorata,

Çmimin Nobel e lakmon çdo njeri.

-Çmimin Gjyshe, çmimi më i lartë në jetë,

Ta dhanë fëmijët. Kjo është mberkulli!

Comments (4 posted):

Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 12/01/2018 14:32:11
avatar
Dhe njeqind PRINCESHES suaj Angjelina, dashamireses sone,i nderuar Bashkim Saliasi,qe na kenaqe me ate vargezim te sinqerte bashkeshirti.Ju shoqerofshi miresite familiarisht.

Kolege nga tej oqeani.
Famila Dh.Xhoga.
bashkim saliasi on 12/01/2018 18:40:13
avatar
Te falenderoj i nderuar dhe respektuar z Dhimiter per urimin e ngrohte qe me percjell. Shendet dhe gjithe te mirat edhe per familjen tuaj. Me respekt.
Bashkim Saliasi
viron kona on 14/01/2018 04:35:48
avatar
Z. Bashkim,
Urime dhe pergezime,nje mendim poetik, figurativ, i bukur dhe i gjetur,i natyrshem dhe i dale nga zemra per njeriun e shtrenjte te jetes, bashkeshorten, shoqen me te ngushte te jetes.
Me respekt dhe me urimet me te mira per jete te gjate dhe lumturi familjare,
Viron Kona
bashkim saliasi on 14/01/2018 17:43:06
avatar
Miku im Viron Kona, te pershendes dhe te falenderoj shume per urimin ne adrese te familjes sime. Miqesishte Bashkim Saliasi

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1