Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | FESTAT

FESTAT

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

 

FESTAT

Sot në festa ka pak njerëz

Njerëzit harruan festat,

Zhurmë e parfum ka

Mbrëmjet e mëngjeset

Të zakonshme janë me to.

 

Një festë ia vjedh datën

Një ngjarje  tjetër historike,

ku ia zbardhën faqen

Një rrene trashanike,

 

Të ndodhesh në festa të mëdha,

Me  shpenzime dhe tymnajë,

Dhe mund të gjendesh  aty ku ra,

Refleks i  tyre gjithë faj,

 

Nuk shikon më aq njerëz

Sa duhej të festojnë,

Se  nata shkund  në mëngjes,

Varfërinë që të pasurit

Tregtojnë…

HIJA IME

Hija ime 

Rri me mua  pa bujë,

 re mbi kopshtije

ujë nën gurë.

Rri  dhe zgjatet pak

Kur e mas me mëngjesin,

kur ndizet flakë

Dëshirë e freskët…

Dhe kur e ngjesh  brenda vetes

më mbulon  me koracë,

Pa më nxjerrë asgjë të tepërt 

Jashtë.

Duke më bluar me errësirë

Egon  e  sëmurë,

Si një natë që s`ka të gdhirë

Sikur s`do zbardhë kurrë…

E mallkoj dhe e munxos,

Ajo nuk bindet,

lëshon krahët dhe palos

Nën vete dëshirat…

Pa mundur ta përzë 

Jashtë vetes dhe egos,

 Frymon  nëpër terr e tepërt…

ta nxjerr jashtë e t`ia fal

Një madhështie që do vijë,

Ajo gjithnjë do më hajë

Me dhëmbët e  marrëzisë së shtirë..

KUR KUJTOJ FËMIJËRINË

Kur kujtoj fëmijërinë e di që është e kotë,

Ajo më nuk vjen…

Dhe kam dëshirë të derdh lotë

Pse sot  asgjë s`më mallëngjen..

 Kur mallëngjehem,rrallë, e padashur

Në këtë moshë  kur atë s`e kam,

E  ndjej se është duke ardhur,

Të mallëngjehet me mua dhe qan…

 

SHPESH…

Shpesh kur fytyrën time kam përfytyruar

Si një arë me të mbjella,

Që pret shiun e bekuar

Dhe vapa ia arratis  nëpër shkrepa,

E di si dridhen filizat e hollë

E cijasin prej zjarrmisë,

Si rrudhat e mia që lëvizin

E shuhen si vizatime 

Të koh-hajnisë… 

 

DITA E VERËS

Deri në fundin e forcës sime

Tek ëndërroj për ty, Çermenikë,

E ndjej se je parajsa intime

Fillon e s`pranon pikë.

 

Ti Zanë e Malit nga lindi Zana

E  nisi të festohej Ditë e Verës,

kur edhe mes borës çel thana,

Kur nga Gur i Muzhaqit e Qaf e Prevallit ulëron

Inat i erës…

 

Dhe bien prej pyjeve rrëketë

Vërshimin e pranverës,

Pranverën së pari e ndjeve ti vetë,

Ndaj na dhe Ditën e Verës

QERSHIA

Kjo kokërr qershi

Rri  në  një vëth  të bukur ,

Nga veshi i qershisë këputur…

Si grua që mbetete e ve

Për këtë vëthët  ia heqin,

Mbetet ai druqershi atje

Dhe erërat e përqeshin,

 Erërat nuk e dinë

Se degët sërish do çelin,

vëth i rrfanave me kokrra rubinë

Këputen herët për  veshët…

RRUGA 

Mundet deri nesër,

Ka rrugë në jetë

Dhe s`dihet sa vjet

Mund të ec më tepër.

Ka rrugë ku s`duhet me mbërri

Ka rrugë ku s`mbërri kurrë,

Dhe keq s`më vjen..

 Pse shpesh një rrugë e gabur

Zemrën ma tërmeton në jerm…

KKROKAMA

Krrokama ,melodia e gërvishtur

Ngulur në trutë e çartur prej rrezikut,

Dikush mezi e ka pritur

Tjetri e ka mallkuar sataniken.

Krrokit e krrokit ,çjerr  e shkrumbo,

Një kor i delirit të madh,

Një  kor që diskordon, valon,

Hedh thika në zjarr e hija s`mbaron…

DATË E PAMJAFTUESHME

Lulet në duart e çdonjërit nuk rrinë,

Aq më tepër në duart e të dashuruarve,

Veçmas , kur këputen për Shën Valentin,

Sa për t`u dhënë për një ditë,

Të nesërmen kjo festë psherëtin

Vallë një datë ka për dashurinë?!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1