Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | VITE JETË

VITE JETË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

 

 

VITE JETË

Nga Luan Çipi

 

Jeta, si n’ ekran filmi iku,

Rrokullimë, gati një shekull,

Dje kampion, sot, gjethe fiku,

Lus, mendjen ta kem në rregull!

 

Si kushdo, e nisa me mësime,

Shpejt përfshihem në ndryshime:

Familjarë, halle, shqetësime;

Pleqëri, dhimbje e mundime.

 

Pesëdhjetë vite, majë motori,

Njëzetë e ca, mbi veturë,

Tani, vij vërdallë si qorri,

Dhe pse diç kam qenë dikur!

 

Drushtat, unazat dhe shtanga,

Palestra, pista, tapeti,

Një tufë me ndjesi të arta,

Në mendje thellë më mbeti.

 

Si sportist dhe si trajner,

Duartrokitje kam marrë,

Shpallur kampion, disa herë,

Nder për Klubin Flamurtar.

 

Në shkollë u ndjeva krenar,

I dalluar, në çdo klasë,

Nxënës, student elitar,

Lavdet dhe diplomat pas.

 

Në punë, hapur disa dyer,

Qytet-fshat, hyrje e dalje,

Vlerësuar dhe shpërblyer:

Urdhra pune dhe medalje.

 

Mësues i jashtëm e pedagogë,

Tridhjetë vjet kam dhënë mësim,

Nëse vihen nxënësit tok:

Radha zgjatet pa mbarim!

 

Vitet e pensionit i shkova,

Si s’ bëra dot në të rri,

Pesëmbëdhjetë libra shkrova

Me tregime e poezi.

 

Ndaj dhe Vlora më dha vlerë,

Me “Mirënjohje” më dekoroi

Është për mua krye nder,

Më dha krahë të fluturoj!

 

Po, lumturi e pa anë

Është Hanëmja, gruaja e shtrenjtë,

Janë të tetë pasardhësit tanë,

Familjen e kam të shenjtë!

 

Shokë, miq, nxënës, studentë,

Lexues, gjini e pasardhës!

Përshkrova ca vite jetë,

Ju përshëndes sipas radhës!

 

10 Janar 2018

 

 

 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 14/01/2018 13:40:28
avatar
Lumsi Ti qe i kendon jetes dhe ke ct'u tregosh pasardhesve te te pasojne e me tje arriiet ti cojne; o Luan Cipi me genet mare,ne Vloren tone.
Jete gjatesi me atdhetari PAC.
Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1