Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Meditim në Mitrovicën dardane!

Meditim në Mitrovicën dardane!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kadri Tarelli

Meditim në Mitrovicën dardane!

 

Mitrovicë e bukur, pse mbetesh e ndarë,

Veriu me serbë, jugu me shqiptarë?

Ibri shkon në mes, me këngën e vrarë,

Nuk e dimë ç’thotë, kur tërhiqet zvarrë!

 

Eh, i ziu lumë! Ç’ka hequr, ç’ka parë!?

Europa plakë, mëkate mbet pa larë.

Nuk u ngop me hile, kufirin na la çarë.

Ç’faj i kemi bërë, që mban ndezur zjarrë?

 

Isa Boletini, ngrysur rri përballë.

I derdhur në bronx, thotë jam i gjallë!

U ktheva mes jush, s’e shuaj dot mallë.

Jeta më shkoj luftë dhe s’e zgjidha hallë.

 

Eh! Kosov’ e lirë, nuk po mbyll dot gardhë.

Fort po piskat Ibri, me valë të bardhë!

Shkau po na qesh, ne prap të përçarë,

Kush e kush të duket, cili është i parë!

 

“Tre qet’ dhe ujku”, përrall’ e vjetër shumë.

Për ne po tregohet, mos rrimë në gjumë?

Botën e çuditëm, me sherr në kuvend!

Ç’mallkim po na ndjek, që nuk vumë mend?

 

Mitrovicë dardane, sot e jona je.

Thesare nën tokë, lule përmbi dhe.

Zoti të bekoi, si dhuratë për ne.

Mos i beso shkaut, bën sikur po fle.

 

Mitrovicë shqiptare, largoji ato re!

Unë nuk i dua, serbi nuk më le.

Do shpëtoj nga ndarja, do këndoj me zë,

kur Tirana - Prishtina, do të bëhen një.

 

Do thërras dallëndyshet, të bëjnë fole,

Lejlekët përmbi Ibër, të shkojnë më nge.

Dielli kur të lindë, do të shkoj atje,

Te Isa, që do paqe, flamur e atdhe.

 

Kadri Tarelli

 

Durrës më: 06. 01. 2018

Comments (2 posted):

viron kona on 09/01/2018 14:42:13
avatar
I nderuar Kadri!

Te uroj per keto vargje plot mendim, qe pasqyrojne nje tematike te mprehte dhe aktuale, qe preokupon popullin shqiptar.
Shpresojme qe, kultura dhe arti,te ndikojne per mire ne kete ceshtje kombetare.
Me respekt,
Viron Kona
Guri Naimit D. on 09/01/2018 18:29:20
avatar
I pashoqi atdhetrar POET Kadri Tareli
Me te lumte ty,gjetur ate fuqi mendimi,
Autopsine bere shekujve histori
Mbajtur te percare Nenen Shqiperi.
Mbedhcin mente,partiake e pushtetare
Mjaft me!duruar,percarie mbarekombetare,
Te percara treva e pasurite e tyre Marre
Te huajt,Pushtuesit,shekuj me pare
Deri kur keshtu ME,..
vwllezer te nje gjaku do leme!?
"Miqte"sa kreret tane pseudoatdhetare,
Nje popull si ne,ta sjellin Verdale!
Ne kete 550 vjetor te Gjergj Kastroitit
Ate qe meriton,tia sigurojme VATANIT.
Mjaft me fjale te politikave,djallezore
Deri Pseudo miqte,nderruar,sipas ERES!
Faleminderi Poetit Kadri Tarrelit
Regetuar ZEMRA me hallet-mbare vendit.
VO- 11Janarin mos te HARROJME
Eshte"Dita e pare"e REPUBLIKES SONE!

Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1