Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | BISEDË ME KALLASHNIKOVIN

BISEDË ME KALLASHNIKOVIN

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato

 

BISEDË ME KALLASHNIKOVIN

 

Ti o tovarish grykëzjarrti, kallashnikov,

me dhëmbët në karikator mprehur brisk,

ç’dreqin kërkove nga brigjet e detit Azov,

të kullotësh mish njeriu buzë detit Adriatik?... 

 

-Kam mësuar flas shqip, o allbanski poet.

Më pëlqen toka dhe mishi i gjallë shqiptar,

qëkur më thirrët në nëntëdhjeteshtatën vetë,

të ha ca trimosha, që koka erë u kish marrë.  

 

Jam krijuar vampir i hekurt të pi gjak të nxehtë,

pastaj të ushqej dheun e uritur me kërma. 

S’dua të di se më urrejnë njerëzit, që duan jetë,

apo se më mallkojnë disa shamizeza nëna.

 

Ajo nënë që e do të gjallë, fëmijën e vet,

le ta mësojë të mos ndërsejë grykën time,

por t’i mbajë trutë, brenda kafkës të qetë,

se unë nuk jam krijuar për të mbajtur fjalime.

 

Ç’faj kam, se njerëzit gjaknxehtë në Shqipëri,

nuk nxorën mësime, nga Afrika te Afganistani,

ku bëra rrallimin e kallinjve të mbirë me tepri,

dhe ngopa tokën me varre, siç më tha shejtani?...   

 

Madje dhe tani kur flas, ka ca kokëzjarrtë,

që avullojnë me shkulma rreth e rrotull,

që më mbajnë fshehur, si qenin në thark,

të leh krisma te njëri-tjetri, apo mbi popull.  

 

Unë pres dhe dheu me barkun e madh pret.

Dua vetëm një yshtje, të kem si pretekst,

Kur nga dy kundërshtarëve, njëri më thërret,

Për t’u ngrënë kokat, me shumë oreks... 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1