Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | VALLË Ç’U BËNË

VALLË Ç’U BËNË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bajame Hoxha Çeliku

 

 

VALLË Ç’U BËNË

 

Kujtoj ty

E kujtoj natën,

Kujtoj hënën 

kujtoj datën,

Kujtoj lotët

Ku na vajtën,

Kujtoj zemrat

që i mbartën...

 

Kujtoj ty

si yll mëngjesi,

Kujtoj veten

porsi hënë,

Kujtoj zjarrin

që na ndezi,

Vallë ku vanë?

Vallë ç'u bënë?!

 

UNË NUK IKI…

 

Dashuri, o të kam dhënë

Ç’ke me mua, pse më vret?

Pse me fjalë si gurë rrufeje

Më qëllon e më godet?!

Shajmë e vramë, unë nuk iki,

Ditë e natë me ty do jem,

  ndjen apo s’më ndjen,

 një shtrat  dy do flemë

Ëmbëlsinë e buzës tënde,

Do ta marr për veten time,

 mos   mbetem borxh,

Do  jap nga buza ime!

 

ENDRRAT QË MI VRANË

 

Kur u zgjova atë mëngjes vere

Ndjeva

Një dhimbje

Në kraharorin tim,

Diçka qe pa bitisur në shpirtin tim

Dhe kur dola në rrugë e frikësuar

A kuptova, 

Të gjithë më shikonin

Dhe unë kullova lot,

Më kishin vrarë ëndrrat e mia!

 

 

Comments (1 posted):

XINGOGRAFIA on 08/01/2018 08:04:20
avatar
Vargëzuese origjinale dhe tejet jetësore. Një sinqeritet ndjenjash të çiltëra për t'u admiruar. Urime! Unë po vendos pesë yjet. Mbase qëndrojnë.
Xingografia!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1