Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Eh...”Zgalem”, të kam zili!

Eh...”Zgalem”, të kam zili!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Arqile V. Gjata

Eh...”Zgalem”, të kam zili!

(Sipas Gorkit...)

“Zgalem”,

ti nuk lodhesh nga furtuan dhe qiejtë gri

nëpër tramundana e shkonë jetën,

nuk ke frikë nga shkrepëtimat

dhe unë, si ty dua të jem...

nuk të ngjaj,

as pesha  e krahve nuk më ngre dot lart!

Eh “Zgalem”!

Me ty  s’maten as dallgët e çmendura,

me to ti luan dhe zbavitesh, kurkush nuk të prek,

nëpër gremina ishujsh fle, me krah të shtrira

gati për fluturime.

 

Të kam zili se si

ti vetvritesh nëpër lundrime mitologjike,

“Zgalem” merrëm dhe mua, të frymoj si ty...

NJERIU NË KLLËF

(Sipas Çehovit..)

Si qenje e zakonshme

i gjallë si vetmia

njeriu në kllëf jeton  netët e tija hënore.

 

Njeriu në kllëf, misterioz,

merr frymë...

me heshtjen në dorë

ngjit shkallët për tek dhoma,

thellë, në brendësi  britma e një të qari

mbyllur në kllëf,

donte të shihte dritë, të gjente udhën.

Njeriu në kllëf

i përjetshëm në ëndrra...

 

Janar 2015, nga libri “Lumenjtë janë të vjetër”

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1