Dhimitri Pojanaku
PA KTHIM
Më duhet të kap një horizont për shërim!
Ditën,
Tremben,
Kuaj të egër,
M'ikin,
Hingëllijnë.
Muzgjeve,
Sa i zë,
Ngjala
Gishtave
Përdridhen,
Rrëshqasin.
Pas
Majave
Fshehur,
Më trazojnë,
Gërgasin!
Çadrën ngre!
Syfajkua,
Këmbëdre,
I ndjek.
Comments (0 posted):
Post your comment