Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Andej-za dhe ... këndej-za

Andej-za dhe ... këndej-za

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LOJË MBI RROTA

Nga Fatmir Terziu

 

Udhëtoj me trenin e pasdites

dy të dehur e kanë pushtuar me gërrhima

sendiljen e Klasit të Parë.

Vajza me minifund në platformën në këmbë

ende shkruan gënjeshtra

në telefonin e saj.

Hëna lyhet me parfum të lehtë,

në rrethin e Syrit të Londrës,

hoqi dorë nga gara me trenin e shpejtë,

duke u gudulisur në yshtjen e lagësht të Tamizit.

Kufjet në veshin e një djaloshi,

ngucin veshët e një të moshuare.

Shinat pasojnë mesazhe të hekurta

mbi stërkalat e bardha të shiut deri larg,

bëjnë manakyrë në asfalt.

 

Ne jemi një ushtri pa uniformën përkatëse,

ecim përpara,

secili në hisen e tij. Zbukurimet e qytetit,

pemët me drita, llampat në rrugë

lëvizjet në rrugica, lyhen mbi dritare.

Treni vallëzon me vetveten. Pa muzikë.

 

Vallëzim i sedeftë mbi shina,

një ngjyrë e kuqe, pastaj e verdhë…

pushtim i qeltë. Jeshile!

Udhëtoj në Perëndim. Këtu boja

nuk është vetëm argëtim,

boja ysht një Botë të tërë për vete. Oh boja!

A e di Bota këtë hile?

 

A e pranon Bota,

apo thjesht edhe kjo është një lojë:

MBI RROTA!

 

ZJARRI NUK SHUHET

 

Zhurma zbërthehet. Miliona

grimca shfryhen mbi përralla

përgjojnë urtësinë e lashtësisë.

Mbi një grimcë një mal me tinguj

kalëron zhurmshëm mbi zhurmë.

 

Në konaqe prapë kanë ardhur

ulin kokat dhe pështyjnë.

 

Nuk shuhet më zjarri!

 

PËRQASJE

 

Gjithnjë do të krehim një cjap.

E një cjap do të përqas tufën e hutuar,

larg shumë lart do të picëlojë shikimin

mëdyshje

e ulur këmbëkryq

pa e njohur Njeriun,

dashurinë e tij në retinë,

vdekjen e mbarsur mbi qepallë,

shkulma-shkulma me fjalë…

… e fituam lirinë!

 

Lisi plakosh me një mijë kafshime

po kreh stuhinë.

 

E DEFTË

 

Kotollaç. Trokëllak. I vetëm

në vetminë e deftë. Kohëtregues

i lagësht i përmbytjes së madhe

po fryhesh në ujëra të ndotura,

po shkul një organizëm

pa kapakë e letër të shkruar…

… Sahati i moçëm

po balsamoset drenazhimeve

nëpër odat e mbytura nga lajmet

gishtërinjtë po stërkeqen,

dashurisht të lodhura nga mëkatet

po lind kulti i lagështisë

me ujë të ndotur të shkruajë fatet.

 

Mendjelehtësi e stërmbytjes së qetë

të paktën je kampione e deftë.

Comments (2 posted):

myslim maska on 05/12/2017 22:15:19
avatar
Nje cikel poetik i fresket, origjinal. Te ve ne mendime per thjeshtesine bukurine dhe meditimin per jeten.
URIME,FALEMINDERIT, MYSLIMI.
Guri Naimit D. on 06/12/2017 02:46:13
avatar
Pa TY dhe me TY-Ekuacion i zgjidhur.

Te lexova s'them dot s'te kuptova,
Mendien te nje kenge popullore e cova;
Hajt t'ia themi njeze te na benen dyze..
Pa TY dhe me TY,ekuacion i zgjidhur.
1-Me TY ate;"Lojen mbi rrota"kuptova,
Mesazhin Atdhetar Derguar nga Londra.
Tiranesi binjak pyet,sqenka vetem jo!
A e pranon bota,apoesht'loj'mbi rrota?
2-TE dyten tutulluar-"Zjari nuk shuhe",
E veshtire te nxjerrEsh cdon te thuash,
Shtate e tua sjellin urtesi lashtesie
Po nuk kuptova,te kthyerit ne konaqe..
c'pEshtyje?!
3-E treta-thote fjala-E urete e verteta!
Ai "cjapi kembekryq,pa e njohur njeruin,
I gjori njeri thote e fituam lirine !
"Lisi plakosh me njemije kafshime
pret suhine!
Kjo c'stuhi eshte!?c'paralajmeron?!
4-Perqasi e kuptova po"E DEFTE"c'thote?
Nder rjesht gjej fjale:Kotolak..i vetem
Ujera te turbulta,sahati mocem,c'd.m.th.
Me uje te ndotur te shkruaje fatet;
kjo spjegon fjalen;kampjone"defte"?!
**
Me komenti e Myslim Maskes jam dhe une,
Na spjego si mesuesi Nxenesit..
Alegorine e vargjeve.
Me shume komsiderate PR.Fatmir Terziu.
Pa Ty dhe me TY-ekuacioni zgjidhur..

Toronto05-12-2017 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1