Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | PSE RROJ?

PSE RROJ?

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

PSE RROJ?

Nga Luan Çipi

 

 

 

Po barisja Bregut të Detit,

Moshuar, ngritur tensioni,

I jam bërë barë dhe shtetit,

Njëzetepesë vite pension!

 

Disa herë thënë e shkruar,

Përsëritur me pasion,

Brohoritur e kënduar:

 “S’ka tjetër, si Vlora jonë!”

 

Si nuse, rreth ar vënë

E ka stisur Perëndia!

Ndryshime të mëdha u bënë,

U harlisën mend e mia!

 

Ndaj, dua ende të rroj,

Ta sodis dhe më të bukur,

Rrezatimin larg ta çojë

Të shkëlqejë si yll i dukur.

 

Djali dhe vajzat, ta ndjejnë,

Nipat e mbesat, ta shohin,

Nga emigrimi të kthehen,

Të vijnë e me ne të rrojnë!

 

Kaq e mirë, kjo Vlora jonë,

Mrekullohet djalë e çupë,

Plazhi, bregdeti të ftojnë,

Nuk të duhet shall e xhup.

 

Ç’i doni vendet e ftohta,

Amerikë e Kanada?

Të shëtitet e gjithë Bota:

Si Shqipëria vend nuk ka!

 

 

Vlorë, 05.12.2017

Comments (2 posted):

Resmi Osmani on 05/12/2017 09:53:40
avatar
Filozofia e dashurise per atdheun dhe vendlindjen e shprehur thjesht e bukur,dashuri qe te shton jeten dhe nje grishje per te merguarit. Bukur miku im!
Dhimbia e madhe Popull on 05/12/2017 18:01:49
avatar
Pa ata...pseudo-asnje z'do ishte larguar

Te lumte ajo mendie komanduar ate pene
Qe neve na sjell Athdhene Luani YNE.
Bijte tane nga jane e nga sjane,
Myslimane a kristiane,nje vend kane;
Bukur e me shpir shkruar:
C'doni vendet e ftohta/
Amerike e Kanada,
Te shetitet tere bota
Si Shqiperia nuk ka!
**
S'ka me bur sa ti shkruan
Po s'pari;qeveri-Partive thuajua
Asnje nuk do te ishte larguar
Po te mos ishte ajo;keq qeverisia juaj.
Prandaj verini gishtin kokes
Vepra juaj sa drejtesia;gazi i botes,
Te pakten ato surrate,jo n'ato poste,
Me to dhe fjalet e tyre,na lujtet mensh
Pa ju pseudo-asnje s'do ishte larguar...
Dhimibia e madhe Popull

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1