Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | ANTOLOGJI E VOGËL POETIKE ME POEZI TE KOLEGEVE PËR POETIN FASLLI HALITI

ANTOLOGJI E VOGËL POETIKE ME POEZI TE KOLEGEVE PËR POETIN FASLLI HALITI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faslli Haliti

FATBARDH RUSTEMI

KUQALASHËT DHE POETI 

Faslli Haliti

 Jam ndjerë i përdorur,

 jo se ma kanë hedhur,

nuk mund të them se s`ma kanë punuar...

Duke luajtur me bezen e kuqe

kuqalashët më kthyen në një dem të tërbuar.

 

Ata nuk luanin me rrezikun,

sikurse ndodh me një teroador hero,

Sepse mua më kishin llogaritur

në një shtojcë të vetes, dosido.

 

Një Koz Dynjaja me beun hopa,

Një Koz Dynjaja me beun hopa,

e namin ma hapën si frikacak,

Por në shpirtin tim flakëroi revolta

dhe s`njoha idhuj e butakë!

 

Atëherë kuqalashët më rrasën lopatën

Në vend të penelit delikat...

Si e si të më bënin qole

Një shall të kuq më lidhën në qafë.

 

Më gallavitën me të kuqen,

Në dekor të qytetit më mbajtën peng,

Nëse ditën shkruaja parulla

Natën komplotoja bashkë me Kadarenë 

 

I shoh kuqalashët në ditën e pashkës

Të lyejnë vezët me bojë të kuqe,

Njësoj si dikur rrëmojnë nëpër vargje

Se mos gjejnë në to mbeturina parulle.

FATMIR TERZIU

1.VEGIMI

 Poetët janë të pavdekshëm,

Por ca gjërave u s’vihet karar,

Jo çdo gjë në këtë jetë,

Është diçka pa zarar.

 

Frymëzimet, vargjet, poezitë,

Befas mbështillen me turbulencë,

Dhe ashtu ndodh që një ditë,

Të akuzoheshe për ‘jo-vigjilencë’.

 

Ja dhe pëna n’hall ka rënë,

Ishte guximtare, tani po ndryshket...

Dielli nga rrëkerat është ngrënë,

Dhe një zë gati po fiket?

 

Por jo s’është ashtu,

Nuk ndodhi që të shuhej,

Ishte thjesht një vegim,

Që rizgjoi penën e ngjyer.

2. RREZJA

 Ishte fjala tek “Dielli dhe rrëkerat”

Se ai i ngatërroi me të ato ‘iderat’

Që ia bën jetën më pas fatale,

Duke e dënuar të punojë në Komunale.

 

Por pena e tij nuk u ndal fare,

Shkroi gjithnjë dhe renditi vargjet

U nderua me çmime kombëtare,

Poeti me ndëkombëtaret i kaloi pragjet.

ILIR L E V O N J A 

GËZUAR DITËLINDJEN POET

poetit Faslli Halitit

Gëzuar ditëlindjen poet,

ti mësues, burrë, prind e gjysh,

qytetar, lektor,

koferencier,

piktor i sofizmave si dromca shiu,

që arti i mbledh për zjarrin e vatrës...,

..... gëzuar me shumicë.

Gëzuar sikur me qenë afshi i kësaj stine

ku vrunduj ere me duargjethe mbushin rrugët,

e dielli hapet pash derisa të gjejë edhe skajin e fundit

më të fundit,

më të skajshim - atë që e gjete edhe ti -

prandaj ka pranverë, verë vjeshtë dhe dimër,

ta dish poet.

Gëzuar mbi të gëzueshmen

rreth një tavoline,

mes adhurueseve tek bredhi i Buçit

në Lushnje,

  gëzuar poet edhe shtatëqind e shtatëdhjetepesë vjet.

PËRPARIM HYSI

POR S'U NDALE, PROMETHE

Faslli    Halitit

Ti piktor seç shkruaje vargje

Seç "gatuaje" në një magje.

Dhe me gjuhën e Ezopit

 

Seç i bije "Babazotit"

 

Liliputët nëpër zyra

Lëpijnë kocka,prehin thika

Dhe vendosën:"Lër arsimin!"

Ndal pikturën,ndal dhe shkrimin!

 

Shpejt në fshat;larg nga qyteti

"Edukim" kërkon pushteti

Korre jonxhë,hape kanale

Pas të rri "hija tinzare"

 

Por s'u ndale,Promethe

S'pyet për"diell" apo "rrëke"  *

Dhe u rrite nëpër vite

Ata poshtë,po ti u ngjite.

 

I shkurtër nga shtati

I madh si njeri

Lushnja të krenohet

Me poet si ti.

ULLMAR  QVICK

DIELLI  I  SHQIPËRISË

Sa herë, nëpër muzg, nëpër mjegull

Përtej trishtimit të nëntorit nordik

Kam parë me sytë mbyllur

Dritën e diellit të Shqipërisë.

 

Ky diell më djeg lëkurën

Atje në plazh të Durrësit

Më përshëndet si mik nga rinia

Kur më mori flakë shpirti

 

Më mori flak shpirti

Mori flak se e ndezi Migjeni

Me rrezet që ranë në tullumbat

E Lulit të vocërr.

 

Më mori flakë shpirti

me rrezet e furisë  së Faslli Halitit*

Dielli dhe rrëkerat luftuan

Mbi çatinë e shtëpisë së tij.

 

U mblodhën pa mëshirë

në poezi me dritë e terr

por fjalët u tretën

në rrebeshët e stinës.

 

Dhe më mësoi Fatos Arapi

se nuk janë udhët pa fund të jetës

si këto rrze të diellit

që çajnë drejt universitetit.

 

As statujat s’janë të pavdekshme

E dinë tani, e dinë

E pavdekshme është vetëm

Dashuria që mundi shekujt.

 

Bile me sy të mbyllur, aman

Sa herë kam parë

Nëpër muzg, nëpër mjegull nordik

Dritën e diellit të Shqipërisë.

Dhjetor 1990

*Poet nga Lushnja. Poema e tij «Dielli dhe rrëkerat», u botua në gazetën «Zëri i rinisë» më 16 dhjetor 1972. U bë objekt sulmi  për përmbajtjen e saj satirike

BAJAME HOXHA (ÇELIKU)  

       

1. POETIT  FASLLI HALITI

 Shpirtin Plotë petale

Jeta gjithë stuhi

Ditët dallgë e valë

Gjithnjë pashë tek ty.

 

Pashë dhe poezinë

Thellë, thellë tek ty

Shkonë në lartësinë

Ndritë porsi hyjni.

 

Frymëzim i blertë

Ngre peshë edhe malet

Duket n’horizont

 

Vargu me petalet.

Çdo poet në Lushnjë

Çdo poet i ri

Do nëpër vargje do të ketë

Patjetër pak Faslli.

2. «MËKATI» I PRANVERËS...

« Mëkati» i pranverës,, te Faslli Haliti,

te sythet e tija, te gjethet e zgjimit,

„ pranvera sykaltër,,mua më  mahniti,

Ky poet i madh, i solli dritë  agimit.

      (  nga libri Puthja)

FERDINAND LAHOLLI

1. NË KROIN E FJALËS TËNDE

Faslli Halitit                 

U përkula në kroin e fjalës tënde

dhe piva diellin e artë të mendimit.

 

Në rrugën drejt vetes, ku rigon terrdhembje,

po fekson festivi ylber i besimit.

2. KËSHTU NDODHKA ME FJALËN

F. H.

Bëhet urë ndër kohëra.

bëhet urë ndër njerëz,

 

kur rrënjët i paska në truallin e zemrës.

(  nga libri «urrejtja nuk është dashuria ime» )

2008.

QERIM SKËNDERAJ

POET I VARGJEVE “TË VERDHA”

 (Faslli  Halitit)

Ti prap ke mbetur Ai

Një “libër i verdhë”, i ndaluar,

Me vargjet plotë diell në liri

Pikment i fjalës së shkruar!

2008.

P Ë R G A T I T I  D H E  P O S T O I  P E R  FJALA E LIRE

 

Krisa Ruli  ( Grey )

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1