Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Diejt e dashurisë nuk njohin perëndime!!!

Diejt e dashurisë nuk njohin perëndime!!!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mercedes Gega

Diejt e dashurisë nuk njohin perëndime!!!

 

Sa bukur ta bën lidhjen stili yt

Me ato që ti zgjedh e thua!

Siç pa fjalë, por më përshkruan

Dhe imi stil, po mua!

 

Ajo që s'kam mjaftueshëm

Por që në fakt më shumë dua

Është koha dhe jeta ime

Por të të dhuroj,një çast, sot dua!

 

Nga ana tjetër ta kam borxh, e di?

Ty që përherë nga e jotja kohë veçon

Dhe që zvarritshëm, kujdesesh, mes përpjekjesh

 të gjesh se cili është shtegu, i cili,

Në malin e vizionit tim të çon. 

 

Të doje thjesht rrugën

E cila, më priu të ngjitem,

Pa merak!

Por ti nuk po kërkoje të vërtetën

 Ti thjesht s'po gjeje dot një mënyrë

Se si të më zbukuroje sa më hijshëm...

Me Baltë!

 

Ndaj, i dashuri im, sot po ta them

 pasi nuk është as sekret

 Shtegu për tek vizioni im është:

"Punë... durim dhe talent!"

 

Ndaj të lutem mos u rropat me shira vjeshtuk fjalësh

Të vyshkësh buzëqeshjen time

Se diejt që lindin nga dashuria

I dashur, 

Nuk mund të njohin perëndime!!!

 

 

Serenatë hëne

 

Ti nuk harrove, si dhe çdo natë

Të vije në dritaren time

Të më këndoje serenatën

Që di veç ti, unë edhe yjet!

 

Vërtet s'e di se si ia bën

Si ia arrin, jo nuk e di

Aty ku dhe vetes i fshihem,

Aty aq bukur vjen futesh ti!

 

Dhe ndez ti drita e ndez hare

E hapëlehtë nis e vallëzon

Më sheh në sy tek më afrohesh

Ahhh... atë vështrim veç unë njoh!

 

Dhe në një çast unë kam gjithçka

Besomëni ç'ka ju rrëfej

 Kush njohu dritën e këtij gëzimi

 E di shumë mirë se nuk gënjej!

 

 

Emri im është: "Femër"!

 

Unë jam një femër

Po, po unë jam

Kam ndjenja, zemër,

 Si ty dhe unë jam.

 

Po pra, unë jam femër

Dhe gëzoj një emër

Ndaj as mos provo

Të më quash "ajo"!!!

 

Sepse ish' një "ajo"

Që ti e quan sot,

E cila mund pas mundi

Të solli në këtë botë!

 

E pra, unë jam si ty

Padyshim që po 

Njëlloj po aq e vlefshme

Në çdo vend e çdo kohë!

 

Unë jam një femër

 një motër, një bijë

Një shoqe, një nënë

Por mbi të gjitha Njeri!

 

Po, po Njeri 

Njeri si ti

Me ëndrra, dëshira

Dhe shumë aftësi...

 

Si ti që mendon

Se kjo botë të takon

Por që, në fakt, i vetëm

As vdes...as jeton.

 

Ne jemi njëlloj

Në të ndryshmen tonën

Nevojë për ty kam

Siç ke dhe s'e pranon!

 

Ndaj tënden mos quaj

Gjithçka në këtë botë

Ne erdhëm sa të ndryshëm

 Po aq dhe të njëllojtë!

 

 

Mjafton...

 

Vetëm një e jotja kërcitje hapash

Nga e jotja frymëmarrje, një psherëtimë

Që dhe në më të thellin qiell monotonie

 Të shpërthejnë ylbere mijëra ndjesish!!!

 

Comments (2 posted):

Guri Naimit D on 04/12/2017 18:40:08
avatar
Sinqeritei per Dashurine
-peshore-per njerine.

Te lexoj dhe une,nje gjysh
Qe marc nga dite e mia,
Nuk dua te te mar me sysh
Je ne te ralla lexime,te mia.
Fjala eshte "pasqyra e shpirtit
Kur ta dergon Mercede Gega.
Sinqeriteti per Dashurine,
Eshte peshoria e vetme per njerine.
Ju prifte e mira cupa'
Mecedez Gega.

Torpno04-12-2017 Guri Naimit D.
Mercedes Gega on 07/12/2017 00:33:36
avatar
Tungjatjeta!
Ju falenderoj përzemërsisht për kohën dhe vlerësimin tuaj!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1