Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | KUJDESTARI I ZOGJVE

KUJDESTARI I ZOGJVE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Agim Mato

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KUJDESTARI I ZOGJVE

Nga Agim Mato

 

Veterineri plak është kujdestar i zogjve të një lokali  veror.

 

Çdo mëngjes, sa del rezja e parë e diellit,

Sa shfaqet kujdestari te porta e atij parku të madh,

nga pemët, nis kori i gardalinave dhe kanarinave

në kafazet që lëkunden në ajër

nga frushullima e krahëve të tyre

 

“Shët, shët!” u drejtohet dhe tund duart të heshtin

për të filluar punën.

 

Hap lesat prej teli për t’u hedhur melin, farat e drithit,

farat e gjembaçëve, vezët e milingonave, krimbat e vegjël,

larvat, u mbush enën me ujin e freskët

dhe ata e shfaqin gëzimin me ushtrimet akrobatike

në paralelet e vogla

pranë çerdheve të tyre. Veterineri nuk harron

t’u shpupuritë puplat nga frika e ndonjë paraziti.

 

Gjithë ditën dëgjohen këngët e tyre si nga një impiant i

         madh muzikor 

duke përhapur në ajër himnin harmonik të jetës.

 

Lumturohet edhe kujdestari plak, duke i dëgjuar,

si një dirigjent i sprovuar. Mbi sfondin e zërave

ngrihen herë here duetet e reja të të dashuruarve

si në konkursin e një festivali pafund.

 

Të shushatur klientët

mbërthehen në karriget

poshtë pemëve.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D on 04/12/2017 18:05:42
avatar
Te pacim,BILBIL-POET-si dikur NAIMI.

Une;Poetin Falenderoj-Mbeses simeketo vargje ia rekomandoj,"VETERINERIN"te ma perqafoje.(81 vjecar jam mendien tek ata e kam..)
Faleminderi i ndreuari Poet;-Njerzor mbi NJERZORET,Agim Moto,si ke fytyren dhe shpirtin,mbetur AGIM i poezise, rrenjet e tua e di nga jane,
Ne gen cdo syresh ate(vendlindien),si Ty e kane...
Ju e keni formuluar ate poezi me ;
Veterinerin plak, pa emertim direkt,
Ai te me fali,une vetem do i them;
Eshte gjak VLONJATI denbabaten,ani se mes Tiranes,me ata zogj-veten gjen...
Amanet i le;une "Guri Naimit"D.
mbesen time,gjyshe mes engjejve,
E ralle dhe si mesuese,vite kaluar,
Qe si Ai zoqte,ajo mes tyre;
perseritet.

Faleminderit i nderuar Vullnet dhe me fal se.si kaluar 81 vite..
coku dhe lajthitem...
Ne kete rast besoj JO.
Mbeses sime keto vargje
ja rekomandoj...

Te pacim o bilbil!-si dikur NAIMI.

Toronto04-12-2017 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1