Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | AMANETI RINOR

AMANETI RINOR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Thani Naqo

AMANETI RINOR
(baladë)
E pres të hyjë në det,
jam dallgë me buzën e kripur.
Rinia ma la amanet:
"puthe kur të jetë rritur."

Nga deti ajo ka frikë,
i kanë thënë jam bërë pirat.
Mbaj mjekër, kobure e thikë,
e rrëmbej dhe e çoj shumë larg.

Dallgët i bën kuaj,
kaçakshe kalëron me to.
I thonë harboj ku të dua,
ku lind e ku perëndon.

E ndjell të hyjë në ujë,
zjarrin i shuaj në gjoks.
Heshtur, me mall e bujë:
"E putha,"- thërras fort.

Kështu, në çdo perëndim,
një dallgë e kripur, e thatë.
Të sajat gjurmë lëpin, 
mos e puthë tjetër pirat...

2017

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 14/11/2017 16:18:14
avatar
Ah keto AMANET RINORE..per mua
PRINERORE?!
U moshova,jeta bere te veten,
Te 80tat kaluar,nuk e lw penen,
Amanet qe femije,nga babai Marre:
Bir;-shkolla hapur,m'u mos ju ndaj.(1)

*Me plaget e luftes,mulithin marre,
Atje ne Zavalanin e"Dangellise Naimjane"
Mesuesit e pare:Llukani,vellai yne,
Muharremi-Frashelli,R.Shehu-Gjirokastit.

Viti 1948-te ne Tirane shkuar
Amanetin e babait per ta mbaruar,
Fal asaj Lufte Nacional-Clirimtare,
Hapur dyert shkollave,deri Universitare.

Amaneti Babait,nje jete ne mendie
Me rrinte,endrra e pare rinore,shkolla,
U rrita me to,dashurine rinore,konsevuar
Dale ne jete me"Dy diplloma"ne duar..(3)

Shkollat mbaruar deri ne Universitet
Sa;"nxjerre";"dashurine rinor"konsevuar;
Krijuar familje,sot nipa e mbesa prane,
Me gezojne,mua gjyshit,ata,kaluar.(2)
Nipcia,mbaron Doktorature si pjanist,
Mbesa s'mbeti prapa,DIETOLLOGE n'mbarim
I paste gjyshi,se plaget e emigracionit
Ia kurrojne mearrite;amanete plotesuar.

1-Babai ndare nga jete1945,pas turturave sa shtepine(1944)djegur-Gjermano ballistet.
2-Nga vajza,Nipi Jorgo e mbesa Ana,ne Kanada...
3-Sa mbarova "amanetin"e pare- familien krujuar.
*81 vjecari ne mergim...

Toronto 14-11-2017 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1