Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Xhuxhe

Xhuxhe

Font size: Decrease font Enlarge font
image Puntorie Muça Ziba

Xhuxhe erdhe,
xhuxhe lëkurë bajlozi
veshur me fibër.
Qëkurse zbrite shkurrajeve
unë s’të harrova,
harruar mbetshin kockat e tua
se xhuxhe ishe, 
se xhuxhe je
bajloz i zi, pjellë djalli
turi bollë…
Dhunuar e zhveshur na ke pa
zot truallit nuk i ke dal
gjëmën nadje na ke shtuar.
Lëbyre sy e mendje
derisa ua hëngre mëlçinë në istikame 
bijve të mi
i përplase tek shkëmbi i ftohtë 
që të ngrijnë n’çark,
të dy sytë, t’u kalben mbi dhé
e mos t’shohin malin tue dushkuar
e mos t’shohin fushat tue gjelbëruar.
Nuk e harroj atë orë
se xhuxhe më hyre brenda në varg.
Aty do ta ndaj mejdanin me ty,
derisa harruar do të të dergjet 
mishi e kocka.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 17/11/2017 15:02:09
avatar
Pac URATEN Puntorie Zyba sa na sjell me penen tend PEME frutore,moj e mirra-Puntoirie,lumja Ti ne ato mjedise rritur.
Zente mallkim yt!
Te tille;Xhuxha, xhuxha mbecin.

Falenderimi gjyshi zonje e nderuar,oer kete pene-PENE.

Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1