Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | “Çaje Shukarije”

“Çaje Shukarije”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Karabobkë e vogël, tani,

ndoshta s’e di, atje ku je pranë Romës,

kushedi …, kushedi po mediton në heshtje

këngën tonë të lirë, të vetme,

që i sillej zhurmshëm botës:

Ti e gudulisje me fytin tënd zeshkan

unë e cilisja duke u përcëlluar plot shije

“Çaje shukarije”, “Çaje shukarije…”.

 

“Çaje shukarije”

ishte e vetmja lidhje me ty

në atë drithmë me shikim të parë,

në atë anije,

në atë dhimbje të pafjalë,

me një sitë në dorë, me një dajre

ma shkule zemrën fare

më rrëmbeve në valle…

 

“Çaje shukarije”

ne kënduam gjatë,

atë ditë,

atë natë,

kaluam Adriatikun, shkuam larg

e më s’u pamë. U ndamë

për të kënduar rrugëve pa vetëdije

“Çaje shukarije”. “Çaje shukarije”.

 

“Çaje shukarije”

ti këndon ndoshta me veten

“Çaje shukarije”

mua në buzë si puthja më mbete

aromë e pandjeshme

të admirova pa duartrokitje,

me një frymë, me një buzëqeshje.

 

“Çaje shukarije”

zërat e vdekur qenkan të bukur në mendje.

Një nur i atillë mund të bjerë

në fund të detit,

një zë i atillë mund të bëhet pronë e qiellit.

“Çaje shukarije”… “Çaje shukarije”…

dhimbje e thellë e nëndheshme,

ti shkëlqen si rrezet e diellit

pajë për kulturat e pavdekshme.

 

 

Shënim: “Çaje shukarije”- do të thotë nga gjuha rome “vajzë e bukur”. “Çaje Shukarije” u përdor për herë të parë në një tekst dhe u këndua këngë prej këngëtares rome Esma Redzepova që lindi dhe vdiq në Shkup. Karobobe, ose caracë, është një frut i vogël, topolak, me ngjyrë të kaftë në të erët, afërsisht si çoollatë e errët.

Comments (2 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 13/11/2017 15:38:12
avatar
Me falni..,
njohur kaqe von,
me tej se-Kryepoete,si,
-Fatmir Terziun.
I moshuar jam;ndokush
dhe i lajthitur me quan,
S'ka gje, per te tilla "lapsuse"
le te me quajne.
Tej oqeanit me keto"TRINITRINA"JETOJ
faleminderit-mendieve-MENDIE..
si Fatmir Terziu,qe na i dergojne.(jo vetem per mua)
82 vjecari;
Toronto13-11-2017 Guri Naimit D.
Luani mga Vlora on 14/11/2017 11:36:44
avatar
Dhimiter i dashur,
Mos e vetqorto vedin. Ti, vetëm mirësi bulon. Nuk te kemi parë kund me gabim e lajthitje, si thua ti. Te fal╒nderoj si komentatorin me aktiv!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1