Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | SIÇ LIDH DASHURIA DETIN ME TOKËN

SIÇ LIDH DASHURIA DETIN ME TOKËN

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mhill Marku

SIÇ LIDH DASHURIA DETIN ME TOKËN

 

                                 Poezi nga Mhill Marku, Shengjin


Sa herë deti zë e tërbohet

Vetëtima bubullima ndrit e buçet,

Vajza me shpresë buzë detit afrohet

Mos djalin e dashur do ta gjej në breg.

…!

Çdo ditë buzë detit një vajzë ecte

Me flokët e derdhur vale- vale

Dhe larg, larg shikimi i ngecte

Në horizont, mos shihte atë djalë.

 

Dhe priste e priste deri sa zinte nata

Herë pas here nga lotët fshinte sytë

Priste sa zemrën pushtonte shtergata

Mos dallgët e detit ja sillnin një ditë.

 

Me shpirt të zbrazur e zemër maraz

I dallgëzonte mendja si në stuhi

Priste ti shfaqej të paktën si imazh

Ai djalë i bukur, e vetmja dashuri.

 

Ç’pate det që dashurinë ma more?

E si lule të vyshkur më le në breg

Dikur për atë unë isha lule-bore

E ai për mua ishte fanar në det.

 

Ecte, lotonte, sa me lot deti u shtua

Preu flokët, i lidhi kurorë, i hodhi në det,

Merre këtë buqetë, si kujtim nga mua

Ti dashuri e vetme për mua ke mbet.

 

Ecte, lotonte dhe ecte si e marrë

Dhe nuk i bëhej t’kthehej në shtëpi

Papritmas dhe flokët i ishin zbardhë

Si shkumë e dallgëve që quhet dashuri.

 

Eh, dashuria ka dhe dhembje lot

Dashuria e tyre si imazh ka mbet

Të dashur shpirtërisht janë dhe sot

Siç lidh dashuria tokën me det.

 

…!

Sa herë deti zë e tërbohet

Vetëtima bubullima ndrit e buçet,

Vajza me shpresë buzë detit afrohet

Mos djalin e dashur do ta gjej në breg.

         -----------

-Nga libri ne prag-botimi "Shuberti i pyllit"-

Per Fjala e Lirë në Londer, 13 Nentor 2017

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1