Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Livadhi i dashurisë

Livadhi i dashurisë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Petrit Malushi

Nga  Petrit  Malushi

Livadhi i dashurisë

Të vyshken lulet nuk i lë
Në livadhin tim të dashurisë.
Me vesën e mëngjesit, një nga një
I ledhatoj dhe i ujis.

Nuk shiten, as blihen këto lule
Rrënjëshpirt e degëzemër.
Livadhin mbushin kapule-kapule,
Unë-lulishtari, i njoh me emër.

Lule-nëna e lule-babai,
Mbjellë herët, në fëmijëri.
A mundet motra e vëllai
Të  jenë pa lule-dashuri !?

Trëndafil maji, lule për gruan
Filiza fëmijëve, nipit e mbesës.
Miqtë,shoqet,shokët lulet i shtuan.
Livadhi i dashurisë, lulet e jetës.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 17/11/2017 03:56:40
avatar
Falemninderi POETE-si rob-VIJ PAS JUSH.

Gjysh,tej oqeanit,"trinitrine"ju kam,
Faleminderit-POETE-si rob,vij pas jush,
Vullnet Mato,Luan Cipi me dy vlonjate;
Ty,Pertit Malushi,me"Livadhi dashirise"

S'di ke te lexoj me pare,une,82 vjecar.
Me le pa gjume,pena Vilhelmia-vlonjate
Vjersherime sa tema te ralla studimore,
Nga Tirana V.Kona e Murat Gecaj me shoke
Celik Petriti,sa mbesa Ledi ne Nju Jork

Aty,Mihal Jano,me krijues emigrante,
Ne gare jane,emigrantet 1 shekull para,
Shoqata e Klube,gjurmet e NOLIT-pasuar,
Deri nga Australia,imel-e, derguar...

Petrit Malushi me "Livadhin e Dashurise"
Sa cupa,djalin me"doktorature"-pjanist,
Cupen,Dietolloge,aerobine pasion krijues
Te gjithe,me bete,ti qepen vjersherise.

Sejdi Berisha,Pr.V,Ziko,te"Fjale Lire"
Sa Zeqir Llusha,tek"Zemra Shqiptare",
Selfo Mersini,djali"Dangellise Naimjane"
"Daja"S.Zeneli-Suedi,N.Alibeka n'Athine.

Nuk kane fund,komentet pershendetese,
Njeri tjetrit derguar permes mediave,
Bllokuarr nga kerkesat ne Fejz-buk,
Krye Tyre,nga Eskishehiri-Monda-mbese.

Faleminderit,uron gjyshi,gjithsa lexoni Mes Torontos,mendien ne Tirane e kam,
Keq me vje,vecanerisht,Festat e Nendorit
Sa,550 vj.e Heroit tone Kombetar;
-Gjergj Kastriotit.
***Me dhimbie gjyshi nje jete MESUES
Nga Torontua te gjitheve ju pershendes.

Toronto 17Nendor 2017 G.N.D.(Dh, Xhoga)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1