Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | Mugujt e Mesjetës të nderuan.

Mugujt e Mesjetës të nderuan.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhahid Bushati

Xhahid Bushati

1.Teutës, ilire...

Mugujt e Mesjetës të nderuan.

 

Ti, kaq e bukur si shtojzovalle

ecje shekujve ëndërrimtare.

 

Bukuria

flet edhe në heshtje.

Po kaq e bukur si atëhere

më shfaqesh në këto ditë vjeshte.

 

E bukur (si gjithnjë),

e megjithatë vazhdon të hesht...

Ti, si ëndërr e si shtojzovalle

të nderon kjo Vjeshtë.

2.Shpirt...

Vinte çdo sekondë,

Çdo orë,

Ditë për ditë;

Ishte

Dhe falte: SHPIRT!...

3.Të lutem...

Të lutem,

mos ngjaj me një qiell të vrejtur...

E di,

shpesh qielli në qiell humb buzëqeshjen,

por unë të dashurova si qiell!

 

Të lutem,

mos ngjaj me një qiell të trishtuar...

E di,

shpesh një qiell i tillë fal mërzi...

 

Të lutem...

... filluan ca pika shi...

4.Lirikë

Mu duk se u mbyta

në kaltërsinë e syve të tu

dhe s’dal dot...

Më pe, me mirësjellje

më solle si varkë shpëtimi

një lot...

Shkodër, nëntor 2017

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1