Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | ZËRI I ÇAMËRISË

ZËRI I ÇAMËRISË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Rrustem Geci

ZËRI I ÇAMËRISË

Çamëri djep i pellazgjistes së lashtë
Trashëgimi të kemi prej të parëve
Ti je flamurtarja në duar të lirisë
Gjakja jonë e luftës dhe e paqes…

Era që fryn ia prishë qetësinë ditës
O e bekuara e Aleksandrit, e Pirros
Je krijuesja e qytetërimit të lashtë
Stërgjyshja e të gjithë shqiptarëve…

Çamëri, dritë e lashtësisë shqiptare
Të betohemi s´e të duam me shpirt
Je dheu i Dodonës, Zeusit, Eleuterit
Je pushkë trimash në të tëra epokat...

Kthehuni çam në tokat prindërore
gjaku i gurëve të shtëpisë u thërret
nuk njoh çam pa Çamëri në zemër
gati jemi lirinë ta ngrejmë me duar…

Çam, shtoja palët fustanellës tënde
Lufta për liri është udhë e shenjtë
Çamëri brinjët do t´i bëjmë armë, që
Guri i Bimë të rritet në vend të vet...

Rrustem Geci - Çamëri, 2017

Comments (3 posted):

Resmi Osmani on 10/11/2017 17:44:40
avatar
Poezi e shkruar, me dhimbje me shpirt, me zemer, si njw hymn e kushtrim, nje klithje, thirrje mbarekombetare per vatren amtare: mos e harroni Çamerine!
Rrustem Geci on 10/11/2017 22:35:40
avatar
Falenderoj Prof.dr. Resmi Osmanin për vlersimin e poezisë "Zëri i Çamërisë" në Portalin "Fjala e lirë" të Fatmir Terziut në Londër. Shëndet e sukses Prof. dr. Resmi Osmanit!Rr.G.
Guri Naimit D(Dh Xh) on 14/11/2017 15:20:03
avatar
Flasin TRE Bija ETNIKE-Shqipetare!

Pergezime Penes suaj i nderuar Rusten Geci,sidomos,me subjekt-Cameri-Kosove.

Me lejo te ju sjell nje Vjersherim te rralle,te fund viteve 30 nis 40ta,te nje mesuesi te atyre viteve,ne Strembec te zones se Rrezes Permetit;mesuesit Koco Dhaskali,ruajtur nga ish nxenesia e tij e ndiere Aleksandra Budo,(nje jete ne vepra te pas clirimit te vendit,prag viti 2000,ndare nga jete),Mua lene kete kujtim:
TRI motra GJITHNJE BASHKE !
(Nene shqiperi-Kasove e Cameri)
1- Shqiperia( Aleksandra)
Ju djem qe me degjuat
Jam une NENA juaj shqiperi,
Ju lumte s'me keni harruar,
Dhe nen pushtimin e huaj.

2-Kosova:(Ollga)
Si mundet te te harrojme
Per Ty jemi betuar,
Cameria dhe Kosova
(Bijat e tua;)
Jo me, ne roberri s'rrojme!
3-Cameria(Zoica).
Ne per Ty jemi betuar
Si ne,mos te te kujtojme,
Cdo dite e mendojme,
Si vendin ta shpetojme
Te huajt mos na e pushtojne.
4-Vajza Shqiptare(Lelia)
Fjale motrash degjova
Cameria dhe Kosova,
Bijat e mia me kujtojne,
Jo ME!
Ne rroberi nuk rrojme.
5-Grup nenash(Florica)
Te dhisurat bijat e mia,
Ju mos kini aspak frike,
Te TRIAT Bijat etnike,
Jemi purro shqipetare!
Djemte tane uraten pacin,
Qe perpiqen nate e dite,
Atdheut dale faqebardhe,
Ne perpjekie me armiqte.

Nderim ati mesuesi PATRIOT Koco Dhaskali ,sa ishnxeneses Aleksandra Budo,masovike nje jete kuadro ne veprat e ndertimi te pas clirimit,ruajtur kete kujtim te rrale nga ato vite pushtimi...

Per Ju te nderua lexues te"Fjala e lire"

Pasuesi Veteran 81 vjecari

Toronto 14-11-2017 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1