Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | POETESHAT VLONJATE

POETESHAT VLONJATE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

POETESHAT VLONJATE

Nga Luan Çipi

 

 

 

 Poeteshat vlonjate i recitoj e i lexoj me shije,

Të mbushin freski dhe t’i kthejnë vitet pas,

Në çdo strofë e varg, bulon fllad rinie,

Unë ia marr këngës, shpirti shend e gaz.

 

Bijat tona të mira, në gjurmë të Ali Asllanit,

Shtojzovalle deti, ndenë ullinj e portokall,

 Mjedisi i ka ftuar në shërbim të vatanit,

I këndojnë vendlindjes, trimave përball.

 

Kujtoj Maro Pashon, poeteshë t’ spikatur,

Kur te “Drita” dhe “Nëntori”, thurte poezi,

 Ndjej  Enrieta Sinën, si me malet matur,

Laureta Petoshatin, krijuese plot mirësi.

 

Shkrimtaren me vlerë,  Vilhelme (Haxhiraj) Vranari

Studjuese,“Mjeshtre e Madhe”, me tri libra në poezi.

Ajo, kur shfaqet në skenë, shpaloset krahësh sipari,

Gonxhe lulesh, trëndafila, e mbulojnë me  lavdi!

 

Alma Toto, na dhuron poezi me tjetër ngjyrë,

Të dikton të ndërrosh cens, të adhurosh njerëzinë;

Alma e madhe (e Ferune), kumton botën më të mirë,

Dhe Marjeta Musarai, tund e sfidon Italinë.

 

Kjo Rashel Sollomoni, ndër izraelitet, poete,

Dhe pse larg  Shqipërie, shpesh për nënën vargëzon,

Në Amerikë e gjetiu, gjurmë të thella merr me vete,

Për Vlorën e saj të lindjes, shpirt e zemër i ngazëllon.

 

Poetja Eleonora Gjoka, vlonjatja nga Amerika,

Që na grish me pseudonimin: jam “Elko Qeparoi”,

Dhe pse bijtë e saj shpërndarë si shiu ndarë në pika,

Brenga dhe malli i Atdheut, si mulli e shoi, e bloi.

Poetja Shpresa Vranari, nga vite e emigruar,

Kurrë nuk e harron Kaninën, as në Vlorë Ujin e Ftohtë,

Shqetësuar, pikëlluar, ndan me lot, mallin pa shuar

Vargëzon, kujton e thotë: “Nuk ka si Vlora në botë”.

 

Dhjetëra gra e vajza të reja, thurin ëmbël poezi,

Kërkoj ndjesë këtë herë, që me emër nuk i thërresim,

Është Vlora frymëzimi, kjo princeshë plot hijeshi:

Kodrat, malet, fusha, deti dhe ndryshimet që po presim!

 

Tiranë, më 10.11.2017

 

Comments (2 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 13/11/2017 14:47:20
avatar
Kur Bilbili;Luan Cipi:
Ju kendon ZANAVE dhe BILBILEJVE !

Kur i kendon VLORES,Ju ke kenduar te gjithe dashamiresve sa banoreve te saj.Pa tjeter ata qe futen ne Vargje POETI, ia kane bere vendin Vetes...
Juve ju faleminderit;
kryefjala atdhetare;O "ZERI i VLORES"!
Me konsiderate-Gezuar Festat e NENDOREVE
Guri Naimit D.
Luan Çipi on 13/11/2017 19:02:44
avatar
I dashur Dhimitri!
Të falënderoj per kujdesin e vazhdueshem!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1