Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | POEZI | VJESHTA

VJESHTA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vagjush Ziko

VJESHTA


Vjeshta
me kostumin lara-lara 
qepur me gjemba dëllinje

dhe fije merimage

veshur karnavale

me pelerinë të grisur mbretëreshe,
sikur viti të kish vetëm një stinë,
atë të ngërdheshjes.


Vjeshta,
piktorja surrealiste
më dhuroi kryeveprën e saj të artë

pikturuar mbi një re të grisur

me furcën e shiut 
ngjyer në llucën e baltës.

Vjeshta
ma mbushi gotën 
me mushtin e vreshtës,
mos ndiej vetminë,
as shi, as breshër,
as vetëtimat e dimrit
që me retë e thinjura po vijnë.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 13/10/2017 15:41:52
avatar
Lum kujt-vend per te jetuar..
Vendkaterstinesh-zoti dhuruar.

Poeti i thur vargje vjeshtes stine
Vjeshta ben te veten;"manto"e dimrit.
Sa me e "leshte"te jete "mantoja"(1)
Aqe qete,dimrit,ngrysin ditet gjalesat.
Ishalla "mantoja"eshte me llesh safi,
Mos na"zere dimri"si delet ne shtrunge
"Reve"te thinjura duhet bere paraprite,
Asnjehere dimri,mos na zente gafil.
Dimri vertet dominon me bardhesi,
Se dihet;-debora na duket e bardhe,
Kur e shohim ate,si dashamirez turizmi,
Analizat;te mirat e pasojat,mos harrojme
Te moshuarit nje fjale te urte lene:
Dimri pertepasurin,tjerat per vukarane.
Mire do ishte te kishim vetem vjeshta,
Po natyra,per njeriun i ka te gjitha.
**
Poeti,rreze rrethit polar ngujuar,(2)
Gjithcka per jeten e ka parashikuar..
Mes vjeshte,vlerat e saj na sjell
Dhe dimrit i thote;-mirse na vjen...
Vend me kater stinet,do thoja;
Lum kush,zgjedhur,per te jetuar...
Megjithse, jeta njeriun mesuar,
Tiu pershtatet kushteve per te jetuar.

Faleminderi i nderuar Profesor,qw
Patjeter,i keni poezuar-vjeshtes,Ju(3)
I keni kenduar,vjeshtes ne token amtare
Qe pa tjeter,esht'kryeveshte-mesdhatare.

1 -"Mantoja"nje lloj veshie...ketu kushtet e jeteses.
2-Nga kanadaja shkruan.
3-vendlindies- Memes Shqiperi.

Toronto 13-10-2017 Guri Naimit N.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1